19,04,2024

PDK : Ku mbeti lavdia e Ferizajt???!!!

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, shpreh shqetësimin e thellë për keqqeverisjen që po i bëhet qytetit të Ferizajt nga ana e kryetarit të Komunës së Ferizajt!

Kjo po dëshmohet edhe nga mos marrja e asnjë çmimi prej organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë e që këto çmime për performancë të mirë po marrin edhe komunat fqinje siç ishte rasti i Komunës së Shtimes e cila mori vendin e tretë në nivel vendi e cila është shpërblyer nga projekti DEMOS projekt i përkrahur nga shteti zviceran për përformancë të mirë qeverisëse.
Kujtojmë që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj 2007-2013 për çdo vit Komuna e Ferizajt shpërblehej me çmime të ndryshme duke fituar edhe grante si shpërblim nga USAID si komuna e më e mirë në Kosovë për performancë më të mirë në shërbime publike, në ndriçimin publik, në korridoret e gjelbërta e mbi të gjitha në respektimin e ligjit por edhe në fusha të tjera.
Ndërsa tani Komuna e Ferizajt në udhëheqjen e kryetarit, Muharrem Sfarqa, përpos që nuk shpërblehet për ndonjë performancë pozitive ajo vlerësohet sot si ndër komunat më të dobëta nga hulumtimi i UNDP-së, ku pakënaqësia e qytetarëve për këtë qeveri është mbi 70℅, po ashtu edhe për mos respektim të ligjeve u vlerësua shumë dobët edhe nga instituti GAP si dhe së fundi edhe nga MAPL ku u rikthyen disa vendime për rishikim dhe rivendosje.
Qytetarët e Ferizajt kanë kuptuar që kjo qeverisje në ikje është e keqja më e madhe që po i bëhet qytetit tonë andaj rikthimin e qeverisjes së PDK-së po e kërkojnë me ngulm dhe kjo padyshim se do të ndodhë shumë shpejt sepse viti zgjedhor 2017 afroi.
Të nderuar qytetarë të Ferizajt durim dhe qetësi edhe një vit sepse erdhi fundi i një ëndrre të keqe për Ferizajn dhe po vije sërish epoka dhe shpresa e qytetarëve të Ferizajt, thuhet në një komunikatë lëshuar nga PDK,dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img