26,04,2024

PDK fton diasporën të regjistrohet për të votuar në Zgjedhjet Lokale

Must Read

Deputeti i PDK’së, Elmi Reçica ka ftuar mërgimtarët të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet Lokale të 31 tetorit, shkruan Gazeta Metro.

Reçica ka ftuar të gjithëve të regjistrohenikonform rregullave të parapara nga KQZ’ja.

“Në emër të Departamentit për Diasporë të PDK-së, ju ftoj të gjithëve të regjistroheni konform rregullave të parapara nga KQZ-ja.”, ka shkruar ndër të tjerash Reçica.

Ky është njoftimi i plotë:

Anëtar dhe mbështetës të PDK-së në Diasporë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sot ka filluar regjistrimin e votuesve në diasporë për zgjedhjet lokale. Ky regjistrim do zgjasë deri më 18 gusht. Në emër të Departamentit për Diasporë të PDK-së, ju ftoj të gjithëve të regjistroheni konform rregullave të parapara nga KQZ-ja. Regjistrimi i tillë ju jep të drejtën që përmes votës suaj të ndikoni në fitoren e PDK-së, në shumicën e komunave të Kosovës.

Përherë mirnjohës Diasporës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img