27,04,2024

PDK në Ferizaj akuzon kryetarin Sfarqa për shkelje të ligjit

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka mbajtur sot një konference për media gjatë së cilës ka akuzuar kryetarin e komunës, Muharrem Sfarqa për shkelje të ligjit.

Selim Marevci, zyrtar i degës së PDK-së në Ferizaj, ka thënë gjatë një konference për media se skandali i fundit i kryetarit Sfarqa është me zjarrfikësit e komunës.

“A do të mund të ndal Prokuroria këtë kryetar, i cili bëri shkelje kushtetuese dhe të ligjit. Ai po vazhdon me avazin e vjetër. E skandali i fundit është konkursi për zjarrfikësit, ai me një veprim bëri shkelje ligjore, shkeli ligjin e punës”, tha Marevci.

Kjo është deklarata e plotë  nga konferenca e sotme për medie:

A do të mund ta ndalë prokuria këtë Kryetar?!

A u mbet gjë pa u shkelë e pa u bë nga ky pushtet ne ikje i kryetarit Sfarqa?

Është kjo pyetja me e shpesh që bëhet jo vetëm nga PDK si zëri opozitar, por edhe nga gjithë qytetarët e Ferizajt!

Përgjigjen e dinë tashmë të gjithë!

Që ky kryetar ne ikje shkeli Kushtetutën dhe nuk la ligj dhe rregullore pa shkelur. Por, sikur të ishte ngopur për këto tre vite, por ende vazhdojnë me avazin e vjetër, sepse kjo ju është bërë, shkollë, kulturë, dhe pune politike. Skandali i fundit dhe i pa precedent jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu, është rasti me hapjen e konkursit për zjarrfikës.

Këtu me vetëdije apo pa të, bëri skandalin e radhës, që me një veprim bëri disa shkelje të rënda ligjore siç janë: Ligji për shërbyesit civil, Ligjin e punës dhe Qarkoren Administrative Nr: 01_2014. Kjo qarkore e cila derivon nga ligjet në fuqi tregon qartë që kategoria e zjarrhkëseve hyn tek shërbyesit publik e jo tek shërbyesit civil që e ndalon rreptësisht Kryetarit të Komunës të hap konkurs sepse nuk është në kompetencën e tij, por është e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Skandali tjetër këtu është, se hapja e konkursit u bë për dy zjarrfikës, kurse kryetari nga “zemërgjerësia” pranoi tre, dhe bëri shkelje të rëndë ligjit e që shpresojmë që është dëshmi tjetër për prokurorinë që të veproj për këtë skandal të parë deri më tani.

Në këtë konkurs u anashkaluan shumë punëtorë, sepse nuk ishin të dëshiruarit e kryetarit të cilët po punojnë me vite të tëra si punëtorë sezonal, e shumë herë edhe si vullnetarë, dhe që shpërblimi për ta nga ky pushtet është anashkalimi total i përvojës dhe i performances të shkëlqyer të tyre!

Ne i bëjmë apel prokurorisë dhe instancave të tjera shtetërore të veprojnë dhe te ju kthehet drejtësia këtyre punëtorëve viktima të këtij pushteti në ikje,dhe të merr masa ndaj këtij kryetari I cili bëri shkelje flagrante të legjislacionit të shtetit tonë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img