23,04,2024

PDK ende nuk ka diskutuar për pasardhësin e Çollakut, analistët kritikojnë vonesat e emërimeve

Must Read
Foto-ilustrim

Një emërim i ministrit të ri duket se nuk do të ndodh shpejt, pasi për këtë Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka diskutuar për pasardhësin e Çollakut në krye të dikasterit që ka barrën kryesore sa i përket liberalizmit të vizave, çështje kjo që është në një fazë kritike, raporton lajmi.net.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati ka thënë se në parti ende nuk është diskutuar kjo çështje.

Ai nuk ka mundur të tregojë nëse emërimi i ministrit të ri të integrimeve do të ndodh brenda një periudhe të afërt.

“Jo ende nuk diçka. S’mundem me te thanë se kur do të ndodhë”, ka thënë Musmurtati.

Ministria e Integrimeve Europiane  është përfolur si njëra ndër ministritë që mund të shuhet gjatë procesit të riformatimit të kabinetit qeveritar, e në qeveri ende nuk kanë ndonjë vendim zyrtar për këtë

Ndonëse për këtë çështje ish- ministri Çollaku në ditë kur ka dhënë dorëheqje ka thënë se një vendim i tillë do të ishte gabim.

Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti i ka quajtur të panevojshme vonesat e tilla të emërimit të ministrave.

“Mendoj se, ndryshe nga procese te tjera qe konsiderohen te komplikuara për shkak te involvimit te shume aktereve ne proces, vonesat si kjo e emërimit te ministrave janë krejt te panevojshme”

“Mendoj se të paktën në këto punë do duhet te ishim shumë me dinamik për te dhënë adresën dhe për të adresuar punët e detyrat që kemi para vetes“, ka thënë Hoti për lajmi.net .

Bekim Çollaku kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Inegrimeve Europiane, më 9 shtator, pë të kaluar si këshillatr i presidentit Hashim Thaçi. Ai kishte thënë se këtë ministri po e lënë i bindur se janë përmbushr të gjitha kriteret për liberalzimi të vizave. / lajmi.net.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img