27,04,2024

PDK dega Ferizaj demanton deklratën e Haradinajt në Ferizaj

Must Read

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj përmes një komunikate ka demantuar publikisht deklarimin e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se në Greme të Ferizajt, mbi 250 anëtarë të PDK-së iu bashkuan këtij subjekti politik.

E vërteta qëndron krejtësisht ndryshe, janë dhjetëra të pakënaqur që kanë ndërruar subjektin politik dhe kjo si pasojë e aksioneve të pushtetit lokal në Ferizaj kundër kriminalitetit dhe veprimeve të paligjshme që ka rezultuar me mbylljen e bastoreve dhe kazinove me pronarë e menaxherë një pjesë të këtyre “të aderuarve” në AAK.

PDK në Ferizaj, konsideron se manipulimet e tilla të opinionit publik janë qëllimkëqija dhe fare larg garës fer e demokratike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, madje duke promovuar edhe shembullin e keq sesi një grup individësh që sfidonin shtetin në luftë kundër basteve e kazinove, priten me entuziazëm dhe promovohen si prurje në këtë subjekt politik.

PDK në Ferizaj ka të konsoliduar një mekanizëm të fuqishëm strukturor në shërbim të zgjedhjeve fer e demokratike, madje fshati Greme është sinonim sesi qeverisjet e Partisë Demokratike të Kosovës kthejnë një fshat të tërë në kantier pune e terren të investimeve lokale e qendrore. Kjo qasje e pushtetit lokal të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj me intensitet të shtuar që gremasve t’i ofroj atë çfarë meritojnë, pa kauza të rrejshme siç promovojnë subjektet tjera politike, thuhet në komunikatën lëshuar nga PDK, dega Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img