28,03,2024

PDK bojkoton mbledhjen e thirrur nga Shpend Ahmeti

Must Read

20160414160040443620

Grupi Parlamentar i PDK-së në Komunën e Prishtinës ka bojkotuar mbledhjen e sotme, e cila është thirr me urgjencë nga i pari i komunës, Shpend Ahmeti.

Në emër të këtij grupi ka folur Shemsi Veseli në një konferencë para Komunës së Prishtinës, ka thënë se kjo mbledhje urgjente nuk është dashur të thirret pasi që një mbledhje urgjente thirret vetëm në rast të një ndonjë fatkeqësie.

Ndërsa Lirak Çelaj tha se ata nuk po e bllokojnë punën duke theksuar shkresën e MAP për pikat e rendit që kanë të bëjnë me urbanizimin, që thotë se këto pika nuk janë të ligjshme dhe se ata nuk duan të jenë shkelës të ligjeve. Kjo udhëheqje është dashur e thirr mbledhje urgjente për çështjet që janë në të mirë të qytetarëve, ka thënë ai.

Mbledhja po vazhdon me kundërshtimin e LDK-së për shkelje të rregullores, megjithatë, ata thanë se për shkak se rrezikohet një donacion nuk do ta lëshojnë mbledhjen.

Kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Halim Halimi ka thënë se mbledhja urgjente thirret në rast të fatkeqësive, mirëpo sipas tij, mbledhja e sotme është thirrur në kundërshtim me ligjin.

Halimi ka thënë se kryetari Shpend Ahmeti nuk ka pasur të drejt të thërras mbledhje, raporton Indeksonline.

Ndërsa asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Sami Hamiti ka theksuar se ftesa për mbledhje urgjente nuk i përgjigjet kërkesës për urgjencë.

“Është thirrje banale, nuk ka përmbushur asnjë kriter ligjor. Kryetari ka të drejt të thërras mbledhje vetëm në raste urgjente, e tani sipas kryetarit jemi në rrethana urgjente. Kërkoj që ftesa të përmirësohet tash, sepse si e tillë është e paligjshme,  vetëm nga ana e kryetarit pa u dakorduar me kryesuesin, andaj nuk është ligjore kjo ftesë”, ka thënë Hamiti.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar para asambleistëve se komuna e Prishtinës i ka ndarë në dy pjesë ekzekutivin dhe Kuvendin Komunal.

“Nëse ekzekutivi akuzohet për mosmbajtje të mbledhjes, është absurde dhe gabim nëse ju vet po e lëshoni mbledhjen. Kur i kam thënë kryesuesit të thërras mbledhje urgjente, më ka thënë bëj çka të  duash, mua mos më përzieni në këtë punë. Sot është vendim i juaji a po doni t’i kaloni këto pika apo jo, deri më 15 prill duhet me i kalu këto pika për të marr donacionin nga Demosi”, ka shtuar Ahmeti.

Asamblisti tjetër i LDK-së, Flamur Shala është shprehur i habitur se si kryesuesi i komunës po thotë që ka pasur shkelje ligjore.

“Është evidente që kryetari nuk është konsultuar me kryesuesin për mbajtjen e mbledhjes. Kryesuesi nëse i radhit këto shkele ligjore, duhet vet të propozoj që të merret vesh me kryetarin e komunës, qoftë edhe për nesër, për t’i përmirësuar këto lëshime që i ka bërë administrata”, ka thënë Shala.

Sipas tij, nëse kryetari Ahmeti e ka thirr këtë mbledhje që mos të mbahet, atëherë “mos i çoftë hallall”. Ai theksoi se nuk mund të rri në një mbledhje të thirrur me ftesë jashtëligjore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img