26,04,2024

PDAK uron formimin e Ushtrisë së Kosovës

Must Read

Ferizaj. 14.12.2018. Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës nëpërmjet kësaj komunikate publike,uron të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës,me rastin e formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

PDAK, gjatë gjithë rrugëtimit të saj politik ,ka qenë pjesë përbërëse e proceseve më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova,dhe na gëzon fakti që jemi pjesë e pandashme e kontributit të pandalshëm në proceset më të rëndësishme të shtetndërtimit të vendit dhe atdheut tonë Kosovës. PDAK .

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës,mbështeti fuqishëm pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës,si vlerë të re,e paqes dhe e sigurisë e cila do të ju shërbej të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie,është ushtri shumë etnike edhe e Ashkanlive të Kosovës si pjesë përbërëse e saj.

Formimi i ushtrisë ,edhe një herë dëshmon zhvillimin e shtetit tonë i cili gjithmonë është i orientuar drejt arritjeve të cilat kanë për synim edhe ruajtjen e stabilitetit të të gjitha komuniteteve në vendin tonë,në Ballkan dhe rajon. Ashkanlit e Republikës së Kosovës tani më në ushtrinë e re të Republikës së Kosovës numërojnë 29 ushtarë dhe dhjetëra të tjerë të pensionuar të cilat ishin pjesë përbërëse e TMK -së dhe FSK-së.

Republika e Kosovës gradualisht po përmbush aspiratat e saja,duke përmbushur kështu edhe amanetin e shumë dëshmorëve të cilët dhanë jetën për këtë liri që ne po e gëzojmë së bashku,dhe ëndrrën e tyre për shtet të pavarur , sovranitet, integritet dhe ushtri të saj.Urime Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img