29,03,2024

PDAK shënon 17 vjetorin e themelmit

Must Read

Me rastin e 17 vjetorit të themelimit të PDAK-së,kryetari i degës në Ferizaj, njëherit zëdhënës i këtij subjekti politik në nivel qendror Qazim Rrahmani, ka uruar pjesëtarët e komunitetit ashkanli për të gjitha sukseset që janë arritur brenda këtyre 17 viteve. Rrahmani me këtë rast ka falënderuar të gjithë  ata që ndihmuan në rrugëtimin e këtij subjekti politik për 17 vite me radhë në përpjekje të ngritjes  dhe afirmimit të këtij komuniteti.

Komunikatën e plotë me rastin e 17 vjetorit të këtij subjekti politik mund ta lexoni në vazhdim.

U mbushën 17 vite të PDAK-së , në skenën politike Kosovare ,, Jo fjalë, PUNË’’
“Themelimi i PDAK-së është akti më i rëndësishëm i rreshtimit politik e shoqëror dhe kulturor të popullit Ashkanli në skenën e politikës Kosovare dhe më gjërë, është akti më i rëndësishëm dhe i nisjes, pa dilemë në udhën e gjatë, dhe të pakthyeshme të integrimit të familjeve tona drejt vendeve të lira dhe demokratike e euro perëndimore”
“Kursi i themelimit të PDAK-së MË 19 Dhjetor 1999 u prit me gëzim nga qytetarët e Kosovës respektivisht nga komuniteti Ashkanli, si dhe morri jehonë domethënëse në qarqet Kosovare dhe ato ndërkombëtare”.“Formimi i PDAK –së shënoi kthesën historike për popullin Ashkanli në Kosovë dhe më gjerë , ndërsa platforma politike PDAK-së në këto 17 vite bërë që bota të njoh komunitetin Ashkanli, të kenë simbolin kombëtar dhe të integrohen në shoqërinë kosovare, të barabartë me të gjithë. Kjo është meritë, vlerë e gjithë aktivistëve të PDAK-së, në veçanti një falënderim i takon Kryetarit të pare të PDAK-së z.Sabit Rrahmanit dhe z.Berat Qerimi ish-Kryetar i diasporës në PDAK.
“Për historikun e saj të bujshëm dhe guximshëm, PDAK-ja ka shumë arsye të ndihet krenare. Prandaj, në këtë ditë solemne dua që t’ikujtoj të gjithë ata njerëz të shquar të PDAK-së Sabit Rrahmanin, Berat Qerimi, Basri Peqani, Shaban Ahmeti, Faik Marolli, Qerim Gara, Arben Bajrami, Mehmet Berisha, Hasan Dogani, Gani Arifi, Shefki Osmani, Rexhep Bajrami,Shaqir Ibrahimi dhe shumë të tjerë,që kontribuan për subjektin e PDAK-së e cila është parti nacionale e popullit tone Ashkanli, dhe subjekti politik që është në çdo zemër të Ashkanlie e për shumë arsye por në venqati ky subjekt politik krijoi sigurinë për popullin tonë dhe fuqizoj etnitetin Ashkanli .
PDAK-ja nga gjitha zgjedhjet e pas luftës në Kosovë, ishte fituese dhe kishte ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kjo tregon që populli Ashkanli e donë dhe simpatizon PDAK-në.
Ne PDAK-ja kemi kaluar shumë sakrifica, kemi bërë shumë punë në të mire të popullit Ashkanli, andaj vazhdojmë së bashku në vizionin dhe misionin tonë të përbashkët, që Komuniteti Ashkanli të jetë i integruar, të përmirësojmë gjendjen ekonomike-sociale, të ndihmojmë dhe mbështesim rinin tonë, të jemi sa më të bashkuar që komuniteti Ashkanli të jetë i barabartë me të gjithë pa dallim.
Në fund ju uroj gjithë komunitetit Ashkanli 17 vjetorin e PDAK-së ,festat e fund vitit dhe suksese në vitin 2017.
Ju falënderojmë për mirëkuptim suksese.
#Urime
Me respekt : Qazim Rahmani Zadhënës i PDAK-së nivel Qendror Kryetar i PDAK-së dega Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img