24,04,2024

PD: PS bojkoton komisionin për reformën, bllokimi jo nga ne

Must Read

Partia Demokratike ka bërë me dije se mbledhja e Komisionit të Reformës në Drejtësi është bojkotuar nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Nënkryetari demokrat i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi është shprehur para gazetarëve se miratimi i këtyre ndryshimeve për të cilat u ra dakord sot, është esencial dhe i nevojshëm, por mungesa e përfaqësuesve të PS-së mund të rrezikojë miratimin e formulës nesër në parlament.

I pranishëm nga mazhoranca ka qenë vetëm Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Reagon PD: Bllokimi i reformës, jo nga ne

Partia Demokratike e Shqipërisë hedh poshtë çdo pretendim se bllokimi i ndodhur orët e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatorët Bylykbashi, Agaçi dhe Manjani, të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid për institucionet e vetingut do te përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.

Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama.

Hapi mbrapa i përfaqësuesve te PS në Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik.​

Vazhdon të sundojë kaosi dhe paqartësia rreth fatit të reformës në drejtësi, ndonëse gjatë ditës së sotme partitë kryesore deklaruan se ishte arritur konsensusi. Deputetët e opozitës në Komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi kanë deklaruar se janë ende të pritje të nisjes së mbledhjes. Për këtë deputeti Gent Strazimiri ka publikuar në rrjetet sociale edhe fotot, ku vetëm deputetët e opozitës ndodhen të vendosur në sallën e mbledhjeve.

Më herët gjatë pasdites, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi nga grupi negociator i mandatuar nga takimi i ditës së hënë, që të rimblidhet sa më parë, brenda ditës së sotme. Qëllimi i këtij takimi është finalizimi i detajeve përfundimtare të draftit hibrid, pas dakordësimit të palëve në frymën e konsensusit të prezantuar sot paradite nga Komisioneri Hahn.

Negociatorët do të zbardhin propozimet e komisionerit Hahn dhe ato do t’i paraqiten më tej Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot rendin e ditës për seancën e nesërme në Kuvend, ku pritet të miratohet reforma në drejtësi.

Rret orës 22:30, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, rikonfirmoi mbledhjen e seancës plenare nesër në orën 10:00 për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img