28,03,2024

Pavarësohet Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nga sot është edhe zyrtarisht i ndarë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, pasi që sot u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, që rregullon çështjen e lëvizjes së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtij universiteti.

14389058_10210203899795221_750166787_n

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për ndarjen e universitetit më të ri publik të Kosovës, u tha se tani ka ardhur koha që ky universitet të konsolidohet dhe të pavarësohet përmes një procesi, duke marrë përgjegjësitë në aspektin akademik, menaxherial dhe atë financiar.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se ky Memorandum është shumë i rëndësishëm, sepse rregullon procesin e përfundimit të tranzicionit, dhe Universiteti i Ferizajt është plotësisht i pavarur në punën dhe aktivitetet drejt zhvillimit të tij.

14371919_10210203900155230_162431959_n

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj theksoi se ky universitet është i gatshëm të ndihmojë edhe më tutje Universitetin e Ferizajt, ndërsa rektori Agron Bajraktari tha se ky akt është shumë i rëndësishëm në punën e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe theksoi se si universitet i ri ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, në mënyrë që të zhvillohet dhe të nxjerrë kuadro të përgatitura mirë për tregun e punës.

14393811_10210203895435112_1554549436_o

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img