26,04,2024

PAVARËSIA E KOSOVËS NË DEKADËN E DYTË

Must Read

Salihe Salihu – PhD kandidat

Kosova shtet i pavarur dhe sovran hyri në dekadën e dytë me sfida të reja. Tani në këtë 11 vjetor të Kosovës sovrane jemi në një prag sa të mundshëm aq edhe sfidues për arritjen drejt cakut të dëshiruar.

Ky dualitet shfaqet meqë shumë çka që është e mundshme dhe tërësisht në harmoni me vullnetin dhe nevojat e Kosovës has në pengesa në rrugëtim e sipër.
Në këtë vështrim, së pari dihet se vullneti i popullit të Kosovës është që në dekadën e dytë të prezantohemi si një shtet sovran me kapacitete të fuqishme. Së dyti, krahas vullnetit ndihet nevojshmëria që Kosova ta ketë portretin e vet të pastër si shtet sovran dhe me ketë të mbaj një
imazh të mirë në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, që të dy këto aspirata janë penguar dhe janë vënë në sprovë. Pengesat dhe shkaktarët që pengojnë për të fuqizuar edhe më tej sovranitetin e Kosovës ndahen në dy kategori. Në kategorinë e parë hynë faktorët e brendshëm ndërsa në
kategorinë e dytë hynë faktorët e jashtëm.

  1. Në kategorinë e parë grupohen marrëdhëniet mes partive politike dhe sjelljeve të tyre karshi sovranitetit të Kosovës. Të gjitha partitë shqiptare dhe minoritare përveç Listës Serb janë të unifikuar për mbrojtjen dhe fuqizimin e sovranitetit të Kosovës në ecjen e saj në dekadën e re.
    Mirëpo në deklarimet dhe sjelljet e tyre kanë një diskongruencë e dukshme. Sjelljet e disa politikanëve kanë nevojë të rikorrigjohen dhe të jenë në përputhje me deklarimet e tyre sepse për ndryshe i gjason shprehjes së moçme të hoxhallarëve: “bënë çka të them unë por jo çka bëjë unë”.
  2. Kredibiliteti i disa aktorëve politikë është zbeh në masë të gjerë. Mjerisht, disa politikanë
    me sjelljet e tyre, si një sferën private dhe në atë publike, qysh në dekadën e parë kanë humbur totalisht kredibilitetin e tyre për të qenë prijës apo për të vazhduar të jenë përfaqësues të popullit
    në vijimësinë e dekadës së dytë. Prijësit e dekadës së dytë të sovranitetit të Kosovës duhet të jenë prijës apo politikan/e që dëshmon që janë të devotshëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe me shembullin e tyre personal të krijojnë një kulturë të respektimit të kodeve moralo-etike në rrafshin privat e publikë. Me këto cilësi do të rritet kredibiliteti i tyre para popullit dhe do të
    fuqizohet zëri i tyre si përfaqësues. Ecja dhe veprimet e drejtpeshuar pa cenimin e kodeve moralo-etike dhe ruajtja e kultivimi i tyre është bazamenti dhe busulla që duhet të jetë e
    përdorshme në përditshmërinë e sjelljeve të politikanëve të cilët mbi gjithçka duhet të mendojnë në radhë të parë për fuqizimin e sovranitetit të Kosovës. Duke e ngritë kredibiltetin dhe duke
    përfaqësuar dinjëteshëm do jemi zëri me sovranitet më të fuqishëm ndaj çdo sfide që do të përballemi për ta fuqizuar dhe për tu ranguar Kosovën sovrane me imazh të mirë në arenën
    ndërkombëtare.
  3. Në kategorinë e dytë grupohet marrëdhënia në nivel ndërkombëtarët ku duket qartazi se Kosova në njërën anë ka miq por ka edhe armiq të përbetuar shekullor të cilët në të gjitha format
    e tyre tentojnë ta bllokojnë sovranitetin e Kosovës nga çdo zhvillim progresiv. Serbia në koordinim me Rusinë janë fiksuar për të rrënuar sovranitetin e Kosovës. Në këtë betejë Serbia dhe Rusia i kanë puq interesat e tyre duke unifikuar veprimet e tyre që të përmbushin interesat e tyre. Këto dy shtete me qëllime obstrukcioniste kanë investuar për një luftë speciale të rafinuar
    mediatike kundër sovranitetit të Kosovës për të fituar epërsi dominuese në dy rrafshe.
    Në njërin rrafsh Rusia synon që përmes Serbisë të ketë ndikimin politik dhe të pozicionohet si një fuqi dominuese në Ballkan. Në vazhdën e këtyre përpjekje duke shfrytëzuar pakënaqësitë e
    qytetarëve ndaj parregullsive të qeverisjeve në shtetet respektive kanë shpërthyer trazira. Rusia arriti të nxisë dhe mobilizon masa protestuesish në disa shtete. Protesta e të pakënaqurave
    shpërthenin sa në njërin shtet për të vazhduar në shtetin tjetër, për shembull në Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri e Serbi.
    Makineria mediatike e përsosur ruso-serb me këto manovra është unifikuar për destabilizim sa
    më të gjerë jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë dhe me ketë në fakt ka arriti deri në një farë shkalle që të çekuilibrojnë diskursin politik në nivel ndërkombëtar. Momentalisht ky çekuilibrim
    është goxha evident në Unionin Europian por megjithëkëtë kjo goditje nuk arriti të përmbysë gjithë procesin e nisur ndonëse e pengoj intensifikimin e politikës europiane për të dëshmuar se
    kapacitetet e veta vendimmarrëse.
    Gjendja e tanishme ndërkombëtare është analogjike me gjendjen gjatë Luftës së Ftohtë kur poli
    demokratik me polin komunist zhvilluan luftë të ftohtë duke ju shmangur luftës frontale deri në
    rënien e murit të Berlinit. Ndërsa tani, skenari i së ardhmes europiane duket shumë konfuzional dhe me një pamje të ngrysur. Prandaj nevojitet një ndriçim dhe vendosmëri për të qëndruar
    përballë çdo tensionimi që po shfaqet në dimension e marrëdhënieve të superfuqive dhe influencave të tyre. Ballkani si rajon me prejardhje konfliktuoze duhet të jetë tejet i kujdesshme
    për mbajtjen e balancimit të marrëdhënieve ndër-etnike e ndër-rajonale si dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
    Mirëpo, sado që gjendja duket se është përkeqësuar megjithatë procesi i integrimeve po vazhdon. Republika e Maqedonisë Veriore po dëshmon se përkundër këtyre vështirësive është i mundshëm
    marshimi drejt rrugës së integrimeve. Porse, në këtë proces Kosova sovrane po qëndron në “standby” për të intensifikuar ecjen e saj në këtë proces integrues sikurse shteti fqinjë.
    Pa asnjë hezitim, Kosova sovrane në dekadën e dytë duhet të jetë më pro-aktive dhe të demonstroj një politikë më këmbëngulëse në fuqizimin e sovranitetit gjatë vitit 2019-të – vit që simbolizon 100 vjetorin e Marrëveshjes së Paqes me Traktatin e Versajës të vitit 1919 – duke insistuar që të arrihet marrëveshje përfundimtare që do siguron paqen mes Serbisë e Kosovës.
    Lufta e paqës është më e vështirë se lufta e armatosur por është imperative për ekzistencën e
    sovrnatitetit të Kosovës.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img