26,04,2024

“Pastërtia” në hall me qytetarët që hedhin mbeturina pa vend dhe pa orar

Must Read

 

Qytetarët ankohen se “Pastërtia” nuk e merr bërllokun, ndërsa kompania thotë se është faj i qytetarit të pandërgjegjshëm që nuk e respekton orarin e bartjes dhe nuk i hedhë mbeturinat në lokacionet e caktuara.

Mbeturinat gjatë gjithë natës qëndrojnë jashtë  kontejnerëve, në shesh, e në shumë pjesë të qytetit, derisa të vij kompania e mbeturinave t’i merr ato. Qytetarët ankohen, se përveç kundërmimit, thasët me mbeturina shpesh janë adresë e qenve endacak, me ç’rast përveç kundërmimit e ndotjes së ambientit, po rrezikohet edhe jeta e qytetarit.

Mirëpo, në kompaninë regjionale për mbeturina “Pastërtia”, thonë se faji është tek qytetari i pandërgjegjshëm, i cili hedh mbeturinat jo në vendet e caktuara e aq më pak në orarin, kur kompania mbledh ato.

Kompania është në hall me qytetarët të cilët e dinë orarin kur ekipet tona mbledhin mbeturinat nëpër qytet, megjithatë është qytetari i pandërgjegjshëm ai që nuk e respekton atë. Janë tri telashe me të cilat po ballafaqohet kompania jonë;  Qytetari i pandërgjegjshëm, e që zakonisht nuk janë klient të kompanisë, përveç që hedhë mbeturinat ku t’i teket, ai fajëson kompaninë që s’po i merr ato, derisa në anën tjetër kthehet dhe thotë se nuk mund të paguaj sepse unë nuk është se bëj mbeturina. E treta, është se kompania po dëmtohet sepse përveç orareve të caktuara, me qëllim që të mbajë një qytet dhe mjedis të pastër, shton edhe turne shtesë të ekipeve për ta mbajtur në nivel pastërtinë. Qytetarët të cilët nuk janë të informuar saktë për orarin, mund të futen në webfaqen tonë pastërtia.com apo në faqen e facebookut KRM “Pastërtia”, në të cilat çdo ditë është i përditësuar orari i bartjes së mbeturinave”, u shpreh zëdhënësi i kësaj kompanie Arbër Ibrahimi.

13445297_10206419438636632_2566763318360286191_n

Megjithëse nëpër qytetin e Ferizajt ekzistojnë disa kontejner, madje edhe disa nëntokësorë, mbeturina mund të gjesh edhe për faj të mungesës së shportave nëpër disa rrugë të qytetit. Por, Ibrahimi thotë se edhe aty ku ka kontejner e shporta ka mbeturina që hedhen jashtë tyre.

Po është e vërtetë se në disa rrugë mungojnë shportat, sepse ato pak muaj pasi ishin vendosur janë dëmtuar, gjë që kjo e vështirëson punën tonë. Por kompania është e përkushtuar në maksimum, po e përsëris edhe njëherë, që do të mbajmë qytetin dhe mjedisin e pastër. Qytetari sot mund t’i takojë punëtorët e  kompanisë në çdo cep të qytetit duke pastruar sheshe, rrugë, duke mirëmbajtur parqe, apo duke i grumbulluar mbeturinat. E keni parasysh  se ka kontejner dhe ka shporta, një qytetar vije deri aty afër dhe e hedhë qesen apo thesin nga një distancë e nuk e qëllon në shportë, por ajo mbetet jashtë. Për këtë duhet të kujdeset edhe inspektorati komunal i mjedisit si edhe Policia e Kosovës, të cilat janë organe kompetente për të shqiptuar gjoba mandatore për qytetarët të cilët nuk e respektojnë orarin dhe vendin ku të hedhen mbeturinat. Këto autoritete mundësohen në bazë të udhëzimit administrativ 14/2015 të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, shtoi zëdhënësi i pastërtisë.

Ndryshe, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, është pjesë e Projekti “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër”, e cila garon me tri komunat në të cilat kryen shërbime, projekt ky i cili përfshinë katër regjione me 16 komuna të Republikës së Kosovës.

Por se ka vërtet edhe  papërgjegjësi   të qytetarëve të cilët  sa hap e mbyll sytë  krijojnë deponi të mbeturinave mu në mes të rrugës tregojnë edhe fotot.

13417686_10206419434756535_8605615266626091985_n 13510445_10206419434516529_747612135_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img