26,04,2024

Pas zgjedhjes së sportistit të vitit në Ferizaj reagon SHPKF

Must Read

Shoqata e Pedagogëve  të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollorë në Ferizaj  pas zgjedhjes së sportistit të vitit  ka reaguar përmes një komunikate për medie.

Përmes kësaj komunikate është shfaqur pakënaqësi në lidhje me punën e  komisionit për vlerësimin e sportistit të vitit në Ferizaj.

Kjo është komunikata e plotë e  Shoqatës së Pedagogëve  të Kulturës Fizike  dhe Sportit shkollorë në Ferizaj.


Reagim me shkas
Të premten bëhet një javë nga shpallja e sportistit të vitit nga këshilli i ashtuquajtur “profesional”.

Një thënie popullore thotë “ Çdo ndodhi zgjatë tre ditë” por ja që disa ndodhi zgjasin edhe më shumë, nga fakti, forma, mënyra e zbërthimit,zgjedhjes dhe publikimit.

Duke u nisur nga deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut:

Neni 1

Të gjithë njerëzit lindin të lire dhe të barabartë ne dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

Neni 2

Secili gëzuam të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë deklaratë pa kurrfarë kufizimesh për sa i përket racës, ngjyrës ,gjinisë,gjuhës,besimit fetar,mendimit politik ose tjetër,origjinën kombëtare a shoqërore,pasurisë, lindjes ose tjetër.Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë te statusit politik,juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njëri,qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur,qoftë nën kujdestari,qoftë jo qeverisës ose që gjendet në çfarëdo kushtet të tjera të kufizimit të sovranitetit.


*Vlerësimi është proces i nxjerrës së kuptimit të asaj që vëzhgohet apo të bërjes së dukshme përmes matjes së përforcohesha (p.sh mësimi i nxënësve, cilësia e shkollës, mësimdhënia etj)

Instrumenti i vlerësimit është proces i përcaktuar, i zhvilluar për të matur , vlerësuar dhe gjykuar cilësinë e një rezultati të arritur ose të dëshiruar.

Shpkf dhe sportit shkollor është themeluar me qëllim të kultivimit të sporteve shkollore dhe parimeve të sporteve në përgjithësi,

neni 3 i statusit.

Për arritjen e këtij qëllimi janë të kyçur të gjithë mësimdhënësit e edukatës fizike dhe sportit shkollor nëpër shkollat përkatëse me qëllim kryesor mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore duke u bazuar në Kornizën kurrikulare të Kosovës me nxënësin në qendër të vëmendjes , rritjen e performancës së nxënësve në lëmi të ndryshme e në veçanti në sportet e dëshiruara.


Mësimdhënësit gjatë gjithë procesit edukativo arsimor bëjnë përzgjedhjen e nxënësve më të talentuar për ekipet e ndryshme sportive që do ta përfaqësojnë shkollën. Pra mësimdhënësi i ed.fizike është ai i cili e bënë përzgjedhjen e nxënësve qysh në klasën e V dhe vazhdimisht e monitoron rritjen, zhvillimin dhe avancimin e tyre në fushat e ndryshme sportive .Për deri sa është kështu atëherë pedagogu i ed.fizike është ai i cili më së miri dine ta bëjë përzgjedhjen e nxënësve e si rezultat i punës që e bënë arrinë edhe rezultate të mira në gara shkollore ,komunale ,regjionale dhe republikane.

Këta pedagogë janë të udhëhequr nga SHPKFSSH e cila e organizon këto gara, i monitoron në të gjitha nivelet dhe në fund është shoqata e vetme dhe veç kësaj legjitime që e përzgjedh ekipin më të mire të shkollave të mesme të ultë dhe të larta në nivel komunal dhe gjithsesi si rezultat i punës së saj me të gjithë pedagogët në fund e ka më së lehti dhe ta përzgjedh pedagogun më të mire të vitit,duke u bazuar në performancën,angazhimin dhe punën e çdo arsimtari të ed.fizike që bënë me ekipet e tyre sportive shkollore.

Vet medaljet,kupat dhe mirënjohjet flasin se cili ekip sportive, i cilës shkollë,cili arsimtar i ka udhëhequr dhe stërvitur nxënësit si në aspektin teknik ashtu edhe ne atë psikomotorrik dhe taktik.


Si mund ti dijë rezultatet e mësimdhënësve të ed.fizike ky këshill “profesional “ që nuk i kanë këto të dhëna nuk i kanë sepse nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në këto gara(përpos ndonjërit) nuk kanë monitoruar dhe s’kanë dhënë asnjë ndihmë në organizimin e këtyre garave.

SHPKFSSH gjatë vitit 2018 ka marrë pjesë në aktivitete sportive komunale me mbi 4000 nxënës .Jemi shoqata më e mire në nivel Republikan për nga numri i nxënësve të angazhuar, numri i medaljeve dhe kupave .


Çuditërisht asnjë fjalë nuk u tha për këtë shoqatë, nga ky këshill, është irituese dhe nënçmuese kjo .

Me kërkesën e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport – sektori i sporteve i datës 30.11.2018 në numrin rendor 7 të kësaj kërkese pedagogu i vitit kërkohen 4 pedagogë, kurse aty shkruhet pedagogu i vitit ( numri njëjës).

Kurse në numrin rendor 8 shoqata e vitit kërkohet një shoqatë (numri njëjës) e jo çuditërisht 4?

Duke u bazuar në këtë kërkesë në mbledhjen e bordit të shpkf dhe sportit shkollor në Ferizaj të mbajtur me date 07.12.2018 u diskutuan dhe u analizuan rezultatet dhe përformancat e arsimtarëve dhe profesorëve gjatë aktivitetit shkollor dhe jashtë shkollor (gara sportive) me nxënës gjatë vitit shkollor 2017-2018. Njëzëri nga të gjithë të pranishmit u konstatua në të dhënat dhe rezultatet me ekipet e nxënësve në gara të ndryshme shkollore u propozua arsimtari Yll Maloku për pedagog të kulturës fizike dhe sportin shkollor për vitin 2018.

Ne jemi referuar në këto rezultate :

Futboll:
Garat komunale

–vendi i pare –femrat

Garat regjionale

-vendi i pare-femrat

Garat republikane

–vendi i dytë-femrat

Gara nga FFK-ja (Republikane)

-vendi i pare- femrat

Basketboll:

Garat komunale

–vendi i pare-femrat

Garat regjionale

-vendi i dytë-femrat

Ping Pong:

Garat komunale

-vendi i pare –femrat

Garat regjionale

–vendi i pare-femrat

Garat republikane

-vendi i pare-femrat

Instrumenti i vlerësimit është proces i përcaktuar , i zhvilluar për të matur, vlerësuar dhe gjykuar cilësinë e një rezultati të arritur ose të dëshiruar. Treguesit janë veprime të dukshme , sjellje ose prova të tjera që tregojnë praninë gjendjen ose kushtet që lidhen me standardet.Treguesit mund të përdoren për vlerësimin e zhvillimit drejt arritjes së standardeve.

Kemi dy lloj të vlerësimeve të performances së mësimdhënësve.

Vlerësimin e brendshëm në shkollë që e bëjnë : Drejtori i shkollës së bashku me koordinatorin e cilësisë, me kryetarët e aktiveve profesionale , me këshillin e nxënësve dhe këshillin e prindërve.

Vlerësimin e jashtëm e bëjnë: DKA, inspektorët e arsimit dhe MASHT-i. Monitorimi është proces i krahasimit të vazhdueshëm të rezultateve të parashikuara me rezultate aktuale. Në juridikaturë është thënia “ Më jep faktet të ndaj drejtësinë”.

Këshill i nderuar”profesional” a doni fakte ende. Është koha e fundit që njerëzit ta kryejnë dinjitetshëm detyrën e tyre për të cilën duhet dhënë përgjegjësi dhe llogaridhënie, dhe mos ti marrin pagat kot… Kësaj i thonë “ Hajde babe ti kallëzoi arat “

Mr.Bashkim Thaçi

Kryetar i shoqatës së pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img