26,04,2024

Pas sulmeve në Turqi, anulohet fluturimi Prishtinë-Stamboll

Must Read

Driton Hyseni, koordinator i fluturimeve në aeroportin e Prishtinës, ka konfirmuar se një nga dy fluturimet e planifikuara për në terminalin e Aeroportit Ataturk, është anuluar.

“Për në aeroportin Ataturk në Stamboll kishim të planifikuara dy fluturime nga Turkish Airlines. Fluturimi i parë i cili pritej të ateronte në Prishtinë rreth orës 08:30 në mëngjes është anuluar për shkak të sulmeve të mbrëmshme por fluturimi i dytë i cili është planifikuar për në mbrëmje ende mbetet në funksion”, tha Hyseni, për KlanKosova.tv

Anulimi i fluturimit Prishtinë-Stamboll erdhi pas shpërthimeve të njëpasnjëshme terroriste që ndodhën në mbrëmjen e së martës në Aeroportin Ataturk në Stamboll, ku mbetën të vrarë të paktën 36 persona dhe qindra të tjerë të plagosur, disa prej tyre ende në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Koordinatori i Fluturimeve në aeroportin e Prishtinës bëri me dije gjithashtu se të gjitha fluturimet e planifikuara nga Aeroporti “Adem Jashari” për në aeroportet e tjera të Turqisë pos atij të Stambollit janë në funksion dhe asnjë sish nuk është anuluar përveç në mëngjesin e së mërkurës ku tha se për shkak të sulmeve u anulua fluturimi në aeroportin Ataturk në Turqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img