27,04,2024

Pas reshjeve të shiut, për dallim nga Prishtina, situata me rrugët në Ferizaj e menaxhueshme

Must Read

Reshjet e dendura të shiut, në Komunën e Ferizajt për dallim nga Prishtina nuk kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Sipas komunikatës së publikuar nga komuna, vërshime nuk ka pasur në asnjë zonë, përveç disa vështirësivë në rrugë lokale.

“Nga raportimet e terrenit, vërshime nuk ka në asnjë zonë të Ferizajt, përjashtimisht vështirësive që kanë shkaktuar reshjet e dendura të vazhdueshme, me kanalizimin atmosferik në disa rrugë lokale, kjo si rezultat i lidhjes së shtëpive në rrjet të kanalizimit fekal”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, pas reshjeve të dendura të shiut në Ferizaj, situata nën kontrollin e autoriteteve emergjente.

“Pas reshjeve të dendura e të shpeshta të shiut, mesditën e sotme në Ferizaj, ekipet emergjente janë vazhdueshëm në terren në monitorim të situatës. Ekipet e emergjencave janë në terren dhe po intervenojnë varësisht nga nevoja ku paraqitet për intervenim. Aktualisht gjendja është e menaxhueshme dhe ekipet përkatëse po punojnë në eliminimin e vështirësive eventuale”, thuhet në komunikatë.

Sipas disa fotografive të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se rrugët janë vështirë të kalueshme nga grumbullimi i ujit pas të reshurave, saktësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Disa qytetarë kanë raportuar se në lagjet e tyre rrugët janë vështirë të kalueshme si pasojë e të reshurave të vazhdueshme të shiut.

Ndryshe, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët dhe me intervale të kohëpaskohshme të diellit, të cilat do të përcillen me reshje shiu si dhe shkarkime rrufesh

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img