25,04,2024

Pas djegies së shtëpisë së invalidit të UÇK-së, Bekim Halili në Dardani, kryetari Aliu reagoi menjëherë, i ofron strehim dhe garancë për ndërtimin e shtëpisë së re

Must Read

Dy ditë më pare, pas mesnatës, Bekim Halilit nga fshati Dardani i është djegur shtëpia si pasojë e instalimit të vjetër të rrymës.

Fat në fatkeqësi është se familja ka shpëtuar pa lëndime për 2-3 minuta.

Andaj familja mbeti  pa kulm mbi kokë.

Puna e parë ishte që t’i sigurohen të hollat për qira për 3-4 muaj deri sa  të filloje ndërtimin.

Menjëherë ditën e nesrme këtë familje e vizitojë kryetari I Ferizajt Agim Aliu   me stafin e tijë.

Kryetari Aliu I prmetoi familjes se do të kujdeset për strehimin e tyre   dhe do tu ndihmojë për  rindërtimin e shtëpisë së tyre.

Këtë  e kanë bërë të ditur banorët e fshatit Dardani, pas vizitës së kryetarit Aliu familjes së dëmtuar.

Sot, kryetari i komunës sonë z. Agim Aliu së bashku me disa drejtorë të drejtorive të komunës, vizitoi familjen Halili në Dardani e cila pësoi një ditë më parë nga një fatkeqësi zjarri, ku u dogjën shtëpitë e vëllezërve Bekim dhe Isuf Halili.

Kryetari Aliu përpos mbështetjes morale u shpreh se do t’iu dalim në ndihmë këtyre familjeve si me strehim por edhe me ndihmë në rindërtimin e këtyre shtëpive.

Falenderojmë kryetarin Aliu dhe bashkëpuntorët e Tij për vizitën dhe për  mbështetjen në këtë fatkeqësi të rëndë që i ndodhi familjes Halili nga fshati ynë.

Respekt!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img