28,03,2024

Pas deklaratave të Bidenit, Matoshi: Kemi hyrë në obligim për formimin e Asociacionit

Must Read

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, gjatë qëndrimit në vendin tonë, ka deklaruar se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira si Asociacioni dhe Demarkacioni. Numri dy i Amerikës u shpreh se Kosova duhet t’i përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë, dhe se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.

Deklarata e Biden i ka komentuar edhe analisti politik, Halil Matoshi. Në një prononcim për “Indeksonline” thotë se shteti ynë ka hyrë në obligime sa i përket formimit të Asociacionint të Komunave me shumicë serbe.

“Shteti i Kosovës ka hyrë në obligime në lidhje me formimin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin e saj lidhur me parimet e përgjithshme që të krijohet kjo bashkësi”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se nëse ASK-ja krijohet në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese, atëherë është gjithçka në rregull.

Ndërsa, Matoshi ka komentuar edhe fjalët e Bidenit rreth dhunës së përdorur nga opozitarët. Sipas tij, ajo çfarë ka thënë zv/presidenti ka qenë i pritshëm nga një lider demokratik.

“Një lider i një vendi demokratik sigurisht që do të deklaronte diçka të tillë sepse demokracia dhe dhuna nuk shkojnë së bashku. Mirëpo, konteksti kosovarë do të thotë se dëshmon se kemi të bëjmë me një dhunë sistematike të pushtetit aktual. Prandaj, veprimet e dhunshme të opozitës duken lojëra fëmijësh në krahasim me dhunën sistematike që ka ushtruar në të gjitha aspektet e jetës kasta aktuale e politikës”, ka thënë Matoshi.

Ai ka komentuar edhe çështjen e demarkacionit, për të cilin foli zv/presidenti i SHBA-së. Matoshi thotë se parimisht në fillim dëshiroi t’i besonte Komisionit Shtetëror për demarkacionin, mirëpo pas fakteve të prezantuara i ndërroi mendja.

“Qeveria asnjëherë nuk e ka shpjeguar përse prandaj dyshimet kanë mbet. Kështu qe unë mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të sqarojë qytetarëve se çfarë ka ndodhur dhe pastaj do të ishte në rregull që të miratohet do të thotë në Kuvendin e Kosovës”, ka përfunduar Matoshi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img