29,03,2024

Pas 11 orë rezistence, Policia e Kosovës e nxjerr të gjallë 16 vjeçarin e ngelur në rrënoja (VIDEO)

Must Read

Një mrekulli në mes të tragjedisë ka ndodhur para pak minutave në Shqipëri.

Pas 11 orësh rezistencë, 16 vjeçari Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte ngelur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti, njofton Klan Kosova.

Pas shpëtimi 16 vjeçari është transportuar për ndihmë në spital, kurse që në momentin që u nxorrë nga aty, ai kërkoi nënën e tij.

”Ku është mami?”, u shpreh ai plotë frikë.

Nga banesa katërkatëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.

Ndryshe për të nxjerrë nga banesa Ramë-n ndërhyri Policia e Kosovës në mënyrë fantastike. Kosova ka dërguar pjesëtarë të FSK-së, të Policisë si dhe të zjarrfikësve për të ndihmuar Shqipërinë në këtë ditë shumë të vështirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img