29,03,2024

Partitë serbe të Kosovës përkrahin Vuçiqin

Must Read

vucici-ministrat-780x439

Partia e Nenad Rashiqit, PDS (Progresivna Demokratska Stranka- Partia Progresive Demokratike) ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 24 prill, të përkrahë koalicionin e tubuar rreth Aleksandar Vuçiqit.

Vendim është marrë në takimin e Këshillit të Përgjithshëm, njofton kumtesa e kësaj partie, që e përcjell radiokim, transmeton Koha.net .

“Aleksandar Vuçiq është treguar para së gjithash njeri i guximshëm dhe ai nuk është hamendur kur e nisi iniciativën për pajtimin e popullit serb e shqiptar, kur e nisi idenë e tolerancës dhe kuptimit ndërmjet dy popujve me numrin më të madh të banorëve në Ballkan.

Ky proces nuk o të jetë as i shpejtë dhe as i lehtë, por ai është mënyra e vetme e drejtë në të mirë të paqes e stabilitetit të marrëdhënieve, për shkatërrimin e paragjykimeve të vjetër me decenie ndërmjet popujve”, theksohet në kumtesë.
Më herë, edhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Srbija, demokratija, pravda”, e Oliver Ivanoviqit (në burg) kanë thënë se në zgjedhje do ta përkrahin Vuçiqin.

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë , sipas praktikës së viti 2014, pritet të mbahen edhe në Kosovë.
Tri javë para mbajtjes së tyre, Aleksandar Vuçiq qëndroi në veri të vendit dhe atje lëshoi deklarata të fuqishme kundër Kosovës dhe pronës së saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img