26,04,2024

Parlameti që merret me raste individuale bëhet i paaftë pë gjëra të mëdha kombëtare

Must Read

Që jemi euforik jemi edhe ne si çdo popull në Ballkan,por kur euforia rritet i ngjanë korit të bretkocave në moçal.
E kur euforia merr edhe guximin e flet për gjëra që prekin moralin për të cilat nuk flasim aq haptaz as në familjet tona,për gjërat që ende nuk i ka verifikuar gjyqi atëhere ne sjemi më vetvetja,ne po e vrasim shpirtin tonë kulturor.
Jam e habitur se si rasti akoma i paverifikuar i vajzës nga Drenasi arrin në parlament.
Ai rast i takon gjyqit.
Dhe në gjyq verifikohet:
-karakteri i vajzës,
-karakteri i mësuesit
-karakteri i policit

Si nëpër Europë

Mos harroni sado rast i shëmtuar është: 1 rast !!

A u mblodh parlamenti për të sëmurët pa terapi?
A u mblodh për të helmuarit e para luftës?
Për shtëpitë e pleqve që na mungojnë?
Për testin e dijes që ka rënë aq shumë ….

Parlamenti nuk është gjyqi
Gjyqi është për rastet e tilla individuale-personale
Parlamenti është për çështjet e përgjithshme kombëtare!
Dhe le të punoj për to !!!!

Si grua gjithmonë jam për të drejtat dhe mbrojtjen e gruas,por euforisë nuk i besoj kurrën e kurrës.

Ta ngrisim zërin si Vlora Citaku me dinjitet për çështjet më madhore
dhe gjërat e gjyqit ti lëmë për drejtësi e në emër të saj prore. Gjyqi është oda e shtëpisë,aty peshohet në qetësi e drejta e antarëve të familjes:shoqërisë.
Në këtë mënyrë asgjë nuk zgjidhim
Prandaj preferoj tia lëmë çështjen gjyqit,ndësa këtë eufori që shkakton dhembje dhe ndikime negative me një STOP sa më të shpejt ta ndalim
Sepse turpi kur e kalon gardhin e merr edhe malin .
Lëne Kuvendin për të zgjedhur problemet e mëdha kombëtare.

Hava Kurti Krasniqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img