Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme nga IHMK


Publikuar më:


Parashikimi i motit/ Foto ilustrim

Poashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve  deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës.

Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe te mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve.

Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por që në mesjavë prapë do të arrijë  mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Comments
To Top