29,03,2024

Parashikimi frikësues i 2017-ës: Evropa drejt katastrofave që çojnë në “luftë civile”

Must Read

Në artikullin me titull “Evropa në prag të shpërbërjes: Rrugët do të bëhen zonë lufte, ndërsa kontinenti po zhytet në krizë”, ekspertët paralajmërojnë se problemet ekonomike, të migrimit masiv dhe terrorizmi do të çojnë në një krizë të përgjithshme, transmeton lajmi.net.

Pritet që kjo do të ndikojë në të gjithë kontinentin, i cili edhe do të mund të shkoj rrugës drejt “Luftës Civile”.

Artikulli kujton deklaratën e ekspertit francez, Zhil Kepel i cili vë në dukje se qëllimi i terrorizmit islamik nuk është vetëm të vras njerëz në Evropë.

Objektivi i sulmit të përgjakshëm dhe të egër të njerëzve të pafajshëm është të inkurajojë urrejtje në mesin e popullsisë myslimane në përgjithësi, kjo do të bëjë që shumë besimtarët e rinj mysliman do të marrin armët dhe do të sulmojnë popullsinë e perëndimit. Kjo përfundimisht do të çojë në luftë civile.

Sipas tij, myslimanët kanë tendencë për të krijuar një kalifat mbi rrënojat e qyteteve të dështuara evropiane.

Rreziku i trazirave civile është intensifikuar nga protestat e fundit politike që e shoqërojnë shpërbërjen e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe “Brexit”, por edhe fitoren e krahut të djathtë në Francë, si dhe dorëheqjen e Kryeministrit të Italisë, e cila mund të çojë në forcimin e partive ekstremiste në vend.

Në Itali shumë herë është diskutuar mbajtja e një referendum që Roma të largohet nga eurozona.

Nëse ekspertët kanë të drejtë viti 2017 do të shënojë fundin e Evropës, të paktën fundin e asaj që e njohim deri tani, thotë Daily Star. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img