25,04,2024

Paralajmërimi nga MSH: Mund të ketë masa që të vaksinuarve t’u krijohen më shumë mundësi lëvizjeje e qasje në veprimtari të ndryshme

Must Read

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar 888 raste pozitive me COVID-19.

Lidhur me këtë shifër dhe numrin e rritjes së të infektuarve në ditët e fundit, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se ka qenë e pritur sepse varianti Delta është prezent edhe në vendin tonë dhe ajo çka është ditur për këtë variant është që e ka një shkallë shumë më të lartë të shpërndarjes“Diçka që është indikative për grupmoshat e reja, përhapja e këtij varianti prekë në veçanti grupacionin prej 15-24 vjeç, dje kjo pak a shumë korrespondon edhe me atë që nga numri i fundit i atyre që kanë rezultuar pozitiv – pjesa më e madhe e tyre u takojnë grupmoshave të reja”.

“IKSHP me kohë ka sugjeruar që jemi para një rreziku, dhe në ditët në vijim mund të kemi shifra më të larta, por me rëndësi është që situata të monitorohet dhe të rriten kapacitetet spitalore”, deklaroi ai gjatë emisionit Info Magazinë në Klan Kosova.

Megjithatë, Hoti vlerësoi se sot kemi numër më të madh të termineve që qytetarët kanë caktuar për ta marr vaksinën dhe se interesim si të këtyre ditëve nuk kanë parë më herët, duke shpresuar që kjo të vazhdojë edhe më tutje.Sipas tij, ditëve në vijim mund të ketë masa të reja, mund të ketë kufizime, por edhe masa të cilat qytetarëve që janë të disiplinuar, të përgjegjshëm dhe të vaksinuar, u krijohen më shumë mundësi lëvizjeje ose qasje në veprimtari të ndryshme, në raport me ata që nuk vaksinohen.

Masat e reja janë opsion e jon ne shqyrtim e sipër, se si institucion jemi te obliguar qe te ndërmarrin veprime proporcionale, të cilat në rend të parë i japin përparësi shëndetit por edhe që në njëfarë forme i lejojnë veprimtarive që të funksionojnë, mbi të gjitha ato që tregojnë disiplinë në respektimin e masave dhe MSH këtyre ditëve ka bërë përditësimin e udhëzuesve për masat e përkohshme për menaxhimin e COVID-19, që d.m.th është punuar me të gjithë sektorët.Duhet mundësuar edhe atyre njerëzve që tregojnë disiplinë në zbatimin e masave t’u lejohet veprimtaria dhe ata të mund të mbijetojnë.Hoti për fund porositi të gjithëve që të vaksinohen, sepse siç tha, edhe në rast se infektohen, do ta kenë shumë më të lehtë ta kalojnë COVID-in.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img