20,04,2024

Paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjet

Must Read

Ferizaj –24 janar 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.Rr. nga Komuna Ferizaj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën  penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet .


I pandehuri A.Rr. dyshohet se në dhjetor të vitit 2017 në Ferizaj, ka ndalur veturën e tij në rr. “Reçaku” duke i thënë të dëmtuarës – e mitur F..  e moshës 15 vjeçare, se nëna e saj i kishte thënë që ta merrte atë dhe ta dërgonte te dajtë e saj, e dëmtuara kishte pranuar edhe pse nuk e kishte njohur të pandehurin, ai e kishte dërguar në fshatin Pleshinë, në një hapësirë të pyllëzuar ku edhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur. Nga kjo marrëdhënie e mitura kishte ngelur shtatzëne dhe më pas kishte lindur më 22.08.2018, ku nga raporti i ekspertimit është konstatuar se gjasat që i pandehuri të jetë baba biologjik i foshnjës ishin 99.99%. 


Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.





.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img