29,03,2024

Paraburgim ndaj të akuzuarit B.R. i ekstraduar nga Gjermania

Must Read

Ferizaj 27 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, kundër të pandehurit B.R. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar për veprën penale blerja, posedimi dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope nga neni 229 paragrafi 4 pika 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, sipas aktakuzës se Ish Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.

Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje i DKR – Ibrahim Idrizi, pasi konstatoi se i akuzuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë ku ka qëndruar prej vitit 2013 dhe ka leje të përhershme të qëndrimit në atë shtet, dhe në këtë mënyrë edhe prezenca e tij është siguruar përmes procedurës së ekstradimit, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara sipas dispozitave ligjore të KPPK-së, pasi po të
gjendet në liri, lehtë mund të shmanget nga procedura penale dhe nga shqyrtimi gjyqësor siç ka vepruar prej vitit 2013 e tutje dhe më këtë do të behej i pamundur zhvillimi normal dhe i pa penguar i procedurës penale.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img