Ferizaj

Paraburgim ndaj dy të pandehurve për vrasje në tentativë


Publikuar më:


Ferizaj 24 mars 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.L dhe A.S.. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit më 7 mars 2021, në fshatin Rekë, Komuna Kaçanik, me dashje kanë tentuar që t’i provojnë nga jeta të dëmtuarit F.T dhe L.T, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur një natë më parë, në mes të vëllait të pandehurit F.L, S.L. dhe tani të dëmtuarit L.T., natën kritike së bashku edhe me të pandehurin K.Ç, derisa kanë qenë me veturën e tyre, të cilën e ka drejtuar i pandehuri A.S., u dalin në pritë të dëmtuarve F dhe L.T. në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarit F, ndalin veturën, i presin dhe në momentin kur të dëmtuarit vijnë me veturën e tyre, të pandehurit dalin nga vetura dhe me përdorimin e armës, të llojit AK 47, shtien në drejtim të tyre, me ç ‘rast të njëjtëve iu shkaktojnë lëndime trupore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

To Top