28,03,2024

Paraburgim ndaj D.B. i dyshuar për kanosje ndaj nënës së tij

Must Read

Ferizaj 20 janar 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimitkundër të pandehurit D.B..shtetasi Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kan*osja nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtiti është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaj. Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK – Prishtinë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 19 janar 2021, në Ferizaj, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, ka kan*osur të dëmt*uarën nënën e tij V.S. duke u shprehur me fjalët se do ta vr*as me ç’rast kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri  tek e dëmtuara.

Gjyqtarja e procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtetpër caktimin e paraburgimit ne Institutin e Forenzikës Psikiatrike, për persona me çrregullime mendore e po ashtu është i nevojshëm ekzaminimi psikiatrik i të pandehurit, respektivisht për konstatimin e natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore, pastaj llojin e ndikimit që mund të ketë sëmundja mendore, në të kuptuarit e veprimeve të pandehurit, si dhe vlerësimin e aftësive të tija për ta mbrojtur veten dhe aftësitë që të konsultohet me persona tjerë. Andaj duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, gjyqtari ka vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmt*uarës dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img