Ferizaj

Paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për veprat penale të narkotikëve


Publikuar më:


Ferizaj – 9 Tetor 2018 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të evidentuar si: PP/I.nr.77/18, të datë8 qershor 2018 për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.J; Sh.H; F.H; P.H; B.B dhe Sh.I shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanëkryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa i dyshuari B.B edhe për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penal mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit B.J; Sh.H; F.H; P.H; B.B dhe Sh.I, dyshohet se më 16 maj 2018 deri më 7 tetor 2018 në Ferizaj dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, pa autorizim kanë transportuar dhe shitur substanca narkotike të llojit kokainë, në atë mënyrë që duke vepruar si anëtarë të grupit, paraprakisht janë furnizuar nga Republika e Shqipërisë dhe gjatë zbatimit të urdhër – kontrollit nga ana e Policisë në pikën kufitare nëVermicë, të dyshuarit B.J i janë gjetur substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 552 gr. Në të njëjtën kohëështë bërë edhe kontrollimi në banesën e të dyshuarve të tjerë, dhe me rastin e kontrollimit nga ana e policisëjanë sekuestruar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 108.08 gr, ku një pjesë e saj ishte përgatitur në qese të vogla me qëllim shitje, si dhe një peshore digjitale, para në vlerë prej 3.100 euro, disa letërnjoftime të disa qytetarëve, të cilat janë sekuestruar përkohësisht nga Policia.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B.B i njëjti në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur në posedim revole të tipit M-57, me një karikatorë dhe 9 fishekë, një revole të kalibrit 6.35mm, me një karikator dhe 4 fishekë, 41 fishekë të kalibrit 7x64mm si dhe 6 fishekë të pushkës së gjuetisë të cilat janë sekuestruar përkohësisht.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i dyshuari B.B edhe për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penal mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së dhe bazuar në nenin 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

To Top