28,03,2024

Para prostitutash, konfiskohet hoteli i njohur në Sarandë

Must Read
Policia shqiptare

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror në kuadër të ligjit “Antimafia”, pas kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve të Belgjikës. Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është ndërtuar nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, për të cilin është hetuar në Liege (Belgjikë) shtetasi Gentian Ndreu. Bazuar në të dhënat e deritanishme, prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestros mbi këtë pasuri, gjë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në bazë të të dhënave hetimore rezulton se shtetasi Gentian Ndreu është pjesë e një procedimi penale për “Shfrytëzim prostitucioni” në Belgjikë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Liege se, në vitet 1999-2003, ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase shqiptare.

Nga hetimit pasuror, i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj shtetasit Gentian Ndreu dhe familjarëve të tij, rezultoi se babai i tij, Osman Ndreu ka në pronësi hotelin në Sarandë.

Gjithashtu, rezulton se asnjë prej familjarëve Ndreu nuk ka pasur mundësi ekonomike të mjaftueshme për të ngritur ndërtesën e hotelit, si edhe për zhvilluar sipërmarrje të tillë ekonomike.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është krijuar nga të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasit Gentian Ndreu.

Sa më sipër kjo  pasuri plotëson kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” (Antimafia), pasi

– së pari, pasuria është përfituar gjatë përfshirjes së  dyshuar të  shtetasit Gentian Ndreu .

– së dyti, kjo pasuri nuk i përgjigjet nivelit të të ardhurave të  shtetasve Gentjan Ndreu dhe Osman Ndreu.

– së treti, ekziston rreziku i humbjes apo tjetërsimit pasi subjektet mund të marrin dijeni për hetimin dhe të tjetërsojnë këto pasuri.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img