25,04,2024

Papa viziton refugjatët në Lesbos, merr me vete 12 refugjatë

Must Read

papa_8199

​Papa Françesko, i cili vizitoi sot qendrën e migrantëve në ishullin grek Lesbos, në shenjë solidariteti mori me vete në Romë 12 refugjatë sirian. Prijësi i 1.2 bilion katolikëve në mbarë botën tha se udhëtimi i tij dëshmon “katastrofën më të rëndë humanitare që prej Luftës së Dytë Botërore”. Papa Francesko u prit nga kryeministri grek Aleksandër Tsipras.

“Banorët e këtij ishulli por edhe të mbarë Greqisë, edhe përkundër vështirësive të mëdha, përkundër faktit që ato padrejtësisht vuajtën shumë nga masat e ashpra të kursimit të imponuar nga të tjerët gjatë këtyre viteve, e treguan fytyrën e solidaritetit dhe humanizmit. Jam krenar kur disa nga partnerët tanë në emër të krishterimit evropian ndaluan ndërtimin e mureve dhe gardheve për t’i ndaluar përpjekjet e njerëzve të pambrojtur për të gjetur një jetë më të mirë”, deklaroi kryeministëri i Greqisë, Aleksandër Tsipras.

Një ditë para vizitës së Papës në Greqi qindra refugjatë protestuan kundër marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së. Ndërkohëqë 12 mijë refugjatët e ngujuar në Idomeni u shprehën të pakënaqur nga vendimi i Papës për ta vizituar vetëm ishullin Lesbos.

“Do të doja që Papa të vinte këtu që ta shikonte dhe ta ketë në konsideratë gjendjen tonë. Kemi më shumë se dy muaj kështu këtu, shikoni po presim në radhë. Kemi kaluar vuajtje të pa besueshme, shpresojmë që Papa të vijë këtu”, u shpreh një refugjat.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite historike është përcjellja e një mesazhi të fortë humanizmi dhe solidariteti mbarëbotëror në përballjen e krizës së refugjatëve.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img