23,04,2024

Paolo Maldini për të atin Cesare: Ai ishte miti im

Must Read

maldinet

Dje është ndarë përfundimisht nga babai i tij dhe ajo që ka mbetur janë vetëm kujtimet. Paolo Maldini, sigurisht nuk e kishte të lehtë këtë ditë, pasi ka humbur një prej njerëzve më të dashur të tij, por ish-legjenda e Milanit ka gjetur kohë për ta kujtuar Cesaren, mbi të gjitha për diçka. Lexojeni se çfarë ka shkruar…

“Jam rritur me mitin e babait tim Cesare. Ditën që debutova në ekipin e parë të Milanit më tha:

Të lumtë bir, sot ke bërë vetëm hapin e parë. Por, të uroj të fitosh më shumë sesa mua dhe, të paktën një herë në jetën tënde të ngresh, ashtu si unë, një Kupë Kampionësh si kapiten skuadre, sepse është një nga ndjenjat më të papërshkrueshme.

Nga ajo ditë kërkova gjithnjë e në vazhdimësi vetëm të përmirësohesha, sa më shumë të ishte e mundur, për t’u bërë kapiten i Milanit tim. Kur ngrita trofeun e Championsit, me shiritin e kapitenit në krah, në Manchester, m’u kujtua menjëherë babai. Me të përfunduar ndeshja mora celularin dhe pashë shumë telefonata të humbura, mes të cilave të sime shoqeje, si dhe disa mesazhe komplimentesh. Mes tyre, i pari ishte i babait tim. E hapa me kërshëri të madhe për ta lexuar se çfarë kishte shkruar:

Paolo, jam krenar për ty! Babi.

Nuk më kishte bërë kurrë një kompliment, sepse i tillë ishte ai njeri. E vetmja gjë që më erdhi në mendje ishte, nëse babai humbi 2 minuta nga jeta e tij për të më shkruar këtë mesazh, kjo do të thotë se kam bërë me të vërtetë diçka të rëndësishme. E gjithë skuadra ishte duke festuar, por në atë moment më turbullonte mendjen e gjithë karriera ime. I lashë shokët e skuadrës dhe qëndrova i ulur për pak minuta duke e lexuar dhe rilexuar pikërisht atë mesazh.

Kisha realizuar ëndrrën e babait tim, atë që të ngrija trofeun e Championsit si kapiten, pikërisht siç kishte bërë ai. Ai ka qenë gjithnjë shembulli të cilin kam ndjekur. Ishte miti im dhe do të vazhdojë të jetë…përgjithmonë. Nëse u bëra dikushi që jam sot, merita kryesore është e gjitha e atij”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img