03,07,2025

Pamje të bombës së vendosur në oborrin e pjesëtarit të FSK-së

Must Read

Një mjet shpërthyes është vendosur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Mjeti shpërthyes është mënjanuar pa problem nga Policia e Kosovës.

Incidentin e ka konfirmuar sot gjatë ditës zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala

Shala tha se mjeti shpërthyes është vendosur në shtëpinë e një pjesëtari të FSK-së nga komuniteti boshnjak.

Sipas tij, askush nuk është dëmtuar në këtë incident.

Ndërkohë, kallxo.com ka siguruar fotografi në të cilat shihet mjeti shpërthyes.

Sipas fotografive, mjeti shpërthyes është lidhur në një pemë me një ngjitës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img