29,03,2024

Pamje nga grabitja e armatosur në Shillovë të Gjilanit (Video)

Must Read

Televizioni “Puls” ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të momentit të grabitjes së pompës “Puls Petrol”. Tre qytetarë janë plagosur me armë zjarri nga grabitësit.

Televizioni Puls ka transmetuar pamjet ekskluzive të filmuara nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes së pompës së karburanteve “Puls Petrol” në po këtë fshat.

Në videot të cilat KALLXO.com i ka siguruar shihen dy grabitësit duke u futur në ambientet e pompës dhe nga aty nën kërcënimin e armëve grabisin të hollat nga arka.

Grabitja e cila u raportua sot pak pas orës 14:00 rezultoi me 3 persona të plagosur.

Agresorët kishin hasur në rezistencë të qytetarëve të zonës dhe në shkëmbin zjarri kanë plagosur tre qytetarë.

Siç raporton “TV Puls”, qytetarët kanë arritur ta zënë njërin nga grabitësit, i cili më pas i është dorëzuar Policisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=I0p6gQDjmmE&w=100&h=281]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img