18,04,2024

Palët shkojnë drejt konsensusit! Rama: Historia nuk ndalet

Must Read

Ndërkohë që vazhdojnë negociatat për reformën në drejtësi, pak orë përpara se të nisë seanca e shumëpritur, duket se palët po shkojnë drejt konsensusit.

Megjithatë mbeten çështje pezull, teksa palët nuk preferojnë të flasin.

Negociatorët nuk janë takuar më me njëri-tjetrin, por komunikimi mes tyre nuk është ndërprerë.

Burime të Top Channel konfirmojnë se këto janë përpjekjet e fundit përpara arritjes së kompromisit dhe tani po bëhen disa rregullime termash për përfshirjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë dhe për të vendosur se çfarë kompetencash do të kenë vëzhguesit ndërkombëtarë kur të bëhet seleksionimi i kandidatëve për vetingun dhe të anëtarëve jogjyqtarë dhe joprokurorë në Këshillat e Lartë përkatës.

Paraditen e sotme, kreu i opozitës është takuar me disa nga aleatët dhe ndërkohë po zhvillon një mbledhje me ekspertët dhe anëtarët e opozitës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Burime brenda Partisë Demokratike konfirmojnë për Top Channel se është shumë afër marrjes së vendimit zyrtar për të miratuar të enjten në Parlament ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra ne xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdherie. Ky vend eshte i popullit dhe ky popull i perket Europes!” shkruan Rama në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img