20,04,2024

Pacolli: Fitoj 20 për qind të votave dhe bëhem kryeministër

Must Read

behgjet-pacolli1

Presidenti i AKR-së ka thënë në një intervistë për klankosova.tv se ka bërë një plan të veçantë për të kapur 20 për qind të votave, kurdo që mbahen zgjedhjet e reja. Për këtë, Behgjet Pacolli ka nisur ndryshime rrënjësore në parti, duke “e filtruar atë nga elementë të tillë të njerëzve që partinë e kanë konsideruar si trampolinë për të kërcyer në pozita që sjellin përfitime thjesht personale”. Por, ish AKR-istë po thonë se kjo parti nuk do të mbërrijë kurrë në 20 për qind. Kjo për shkak se ka humbur shumë, kur u bë pjesë e bashkëqeverisjes me PDK-në.
Pas një humbje dëshpëruese në zgjedhjet e vitit 2014, kur nuk e kapi pragun prej 5 për qind, Behgjet Pacolli ka marrë mësimet që i duhen në politikë.

Ai ka hartuar plane serioze si të dalë më mirë, në votimet e reja.

Dhe ato duket se i ka bërë me shumë kujdes.

Por, qysh tashti, ish-presidenti 35 ditësh i Kosovës, nuk do të kënaqet vetëm me arritjen e pragut elektoral.

Ai po pretendon shumë më tepër se kaq. Në fakt, do të arrijë katërfish më shumë.

Syrin ia ka vënë 20 përqindëshit të votave që atyre do të dalin në zgjedhjet e reja, kurdo që mbahen ato.

Dhe ka një arsye të fortë, jo të rastësishme, pse po e kërkon fuqishëm këtë rezultat. Mbështetja e të paktën 20 për qind të kosovarëve i duhet Pacollit, për, sic ka thënë në një intervistë për klankosova.tv, ta vë Kosovën në binarët e zhvillimit ekonomik, ofertë kjo me të cilët njihet subjekti i tij politik.

Me kaq vota ai beson se do të arrijë ta marrë në duart e veta lidershipin e ekzekutivit.

“Vetëm duke qenë udhëheqës të qeverisë ne mund t’ia arrijmë këtij qëllimi. Pra, e kemi parë që nëse nuk i ke frenat në dorë atëherë edhe zëri yt nuk dëgjohet”, ka deklaruar presidenti i AKR-së.

Pacolli tha që synon rerforma rrënjësore në ekonomi, në mënyrë që zhvillimi të marrë hov dhe vende të reja të punës të hapen, si shtylla bazë të ringjalljes.

Dhe ish-zëvendëskryeministri në qeverinë Thaçi ka ndërmend që m’u në fillim të mandatit potencial, të merret me procesin e shitblerjes së bazës të dikurshme ekonomike, pasi pretendon se shumica e fabrikave të dikurshme, ku punonin 20-30 mijë vetë, kanë mbetur bosh.

“AKR në programin e vet ka paraparë tërheqjen e këtyre aseteve nga AKP dhe funksionalizimin e tyre përmes krijimit të partneriteteve me investitorë të huaj dhe vendorë”, ka thënë Pacolli. “Ne jemi, tërë kohën, në kontakt me investitorët e ndryshëm ku sipas plan programit do të krijohen mbi 1 mijë e 350 veprimtari të përbashkëta me investitorë të ndryshëm ku do të gjejnë vend pune mbi 55 mijë punëtorë.”

Pos rimëkëmbjes së industrisë përpunuese e asaj shërbyese, qeveria AKR pritet të bëjë realitet edhe lulëzimin e bujqësisë.

“Për këtë AKR-ja mbetet e vendosur që të krijojë tri zona Agroekonomike (një në Dukagjin, një në rrafshin e Kosovës dhe një në Anamoravë), ku do të absorbohet lënda e parë e fermerëve të vegjël, gjegjësisht pronarëve të tokave në rajonet respektive”, ka treguar Pacolli për klankosova.tv. “Këto qendra Agroekonomike shërbejnë si qendra makrogrumbulluese, transformuese dhe prodhuese sipas standardeve në fuqi. Trajtimi fillon që nga lënda e parë, konservimi, procesimi, transformimi, prodhimi dhe distribuimi.”

Ai ka shtuar se “këto qendra do të pasurohen me brende ndërkombëtare, ku plasimi, shitja dhe eksporti nuk do të jenë tabu”.

Ato, sipas Pacollit, do të jenë në dispozicion të të gjithë operatorëve bujqësorë, dhe si të tilla, krijojnë zinxhirin e pandërprerë të këtij procesi të rëndësishëm ekonomik”.

Në këtë mënyrë besohet se do të ketë një rritje të prodhimit vendor duke zëvendësuar importin në të gjitha drejtimet, deri në 60 për qind.

“Sipas studimit tonë, vetëm kjo veprimtari do të mund të inicionte rritje ekonomike deri në 8 për qind në vit”, ka shprehur bindjet e tija politikani biznesmen.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në këtë link:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img