25,04,2024

Pacientët janë gënjyer për numrin e stentave ose edhe u janë vendosur ato pa nevojë

Must Read

Në vazhdimin e katërt të serisë së shkrimeve për keqpërdorimet dhe korrupsionin në disa klinika priva të zemrës, Koha Ditore sot shkruan se “pazari me zemër” në aferën “Stenta”, sipas hetuesisë, nuk bëhej vetëm me pacientë, të cilët kishin nevojë për stenta, por me gjithë ata që kërkonin trajtim në spitalet publike e që nga kardiologët referoheshin në ato private.

Në raportin e përgjimeve të telefonatave të drejtorit dhe aksionarit të spitalit “EDA”, Lulzim Brovina, gjatë komunikimit me një mik i tregon se “profesori” u vendos pacientëve stenta edhe kur nuk është e nevojshme. Me “profesor”, Brovina i referohet aksionarit kryesor të spitalit “EDA”, Borqe Petrovski.

Nga qindra faqe përgjime të zyrtarëve të këtij spitali del se jo të gjithë mjekët e spitalit “EDA” kanë qenë në gjendje që të kryejnë stentime.

Sipas dosjes se aferës “Stenta”, për shkak të mosprofesionalizmit të mjekëve në këtë spital pacientëve u është rrezikuar jeta.

Transkriptimi i përgjimeve të prokurorisë zbulon se me datën 5 maj të vitit 2014 një i ri ka rrezikuar të vdesë për shkak të lëshimeve profesionale të stafit të spitalit “EDA”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img