23,04,2024

OVL dega në Ferizaj, uron Gjeneralen Irfete Spahiu dhe ushtarët e FSK-së

Must Read

Udhëheqës të Organizatës së Veteranëve të Luftës – dega Ferizaj kanë vizituar  Kazermën e FSK-së në Ferizaj  me ç’rast i kanë uruar edhe Gjenerales Irfete Spahiu detyrën e re.  Ky delegacion gjithashtu ka uruar  bashkëluftëtarët dhe  të gjithë   ushtarët e FSK-së  për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Ishte një tiakimi i fundit i vitit që po lëmë pas, por edhe një takim i rëndësisë së veçantë.

“Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës – dega Ferizaj vizituam bashkëluftëtarët tanë, uruam Gjeneralen Irfete Spahiu për detyrën e re, njëherit uruam edhe gjithë ushtarët e FSK-së për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe festat e fundvitit.

Të jemi krenar me Ushtrinë e Kosovës e cila në themel bart gjakun e Dëshmorëve të Kombit, bart sakrificën e gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e gëzofshëm ushtrinë për jetë e mot!

Faleminderit për mikpritjen bashkëluftëtarë, paçi shëndet e suksese gjithmonë në jetë!” ka thënë Luan Jahiri nga OVL, dega në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img