28,03,2024

OSBE-ja deklarohet për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Must Read

osbe-votimet-620x410

​Misioni i OSBE-së në Kosovë të dielën do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote në Kosovë qasje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Misioni i OSBE-së nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se në këtë ditë do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë, dhe stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre. OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.

“Ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e operacioneve të mëhershme, në veçanti atë të vitit 2014. OSBE do të jetë bartës i operacionit në Kosovë, duke përfshirë edhe ruajtjen e materialit të ndjeshëm që do të përdoret në këtë proces. Materiali si fletëvotimet dhe listat e votuesve i janë dorëzuar OSBE-së nga Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë (KZR). Mënyra e hedhjes së votës për personat me të drejtë vote do të jetë e njëjtë si në 2014. Për personat me të drejtë vote, prania e Misionit të OSB E-së në teren ka vënë në dispozicion informacion rreth vendeve që do të shfrytëzohen për këtë operacion. Pas përfundimit të procesit, OSBE do t’i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë dhe do t’ia dorëzojë ato KZR-së për numërim e procedura të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img