24,04,2024

AVONET: Organizata studentore “Demokracia Studentore” e pa përgjegjshme dhe jo serioze!

Must Read

Ferizaj, 18 maj 2016:Pas akuzave  të “Demokracisë Studentore” se organizatat e shoqërisë civile janë  të blera dhe të manipuluara, përmes një komunikate ka reaguar rrjeti i OJQ-ve AVONET.  AVONET ka porositur organizatën studentore që të merret me  punët studentore e  dhe mos të paragjykojë dhe  të merret me shpifje. 

Komunikatën e plotë nga AVONET mundë ta lexoni në vazhdim.

Organizata studentore “Demokracia Studentore” e pa përgjegjshme dhe jo serioze!

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, dëshiron t’i tregoj organizatës studentore “Demokracia Studentore” që të jetë e përgjegjshme për deklaratat e saj lidhur me deklarimet e tyre publike duke thënë se:

“Organizatat e shoqërisë civile janë të blera dhe të manipuluara”

AVONET i rikujton se aktivitet e saj janë konform kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, e veçanti të Ferizaj. AVONET e informon opinionin publik se kjo organizatë veprimtarin e sajë është duke zhvilluar që disa vite, e jo më shumë se dy vite. I kërkojmë udhëheqësve të organizatës studentore që të bart interesin e studentëve dhe mos të paragjykojnë dhe shpifin për organizatat e shoqërisë civile. Sa për informim të opinionit publik që ka AVONET-i, organizata studentore “Demokracia Studentore” është përfituese e disa projekteve nga Komuna e Ferizaj, konkretisht nga kryetari z. Svarqa. Çdo shpifje është e sanksionuar me ligj, andaj ju kërkojmë që të jeni më të përgjegjshëm, vigjilent dhe konstruktiv gjatë deklaratave tuaja!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img