20,04,2024

Opozita xhelozon projektin e Agim Aliut për bashkimin e qytetit

Must Read

Frika se mund të pësosh me jetë gjatë kalimit mbi hekurudhën e trenit për të lëvizur nga njëra pjesë e qytetit në tjetrën, tashmë është shuar në Ferizaj.

Nga e enjtja në mbrëmje qytetarët dhe vizitorët mund të lëvizin në këmbë dhe me automjete në nënkalimin e këtij qyteti i cili u projektua dhe harmonizua mbi interesat e tyre.

Kështu qytetarët e Ferizajt iu gëzuan shumë këtij projekti, realizuar nga komuna e drejtuar nga Agim Aliu.

Të enjten në mbrëmje ata masovikisht morën pjesë në përurimin e këtij projekti që e quajtën jetik jo vetëm banorët e kësaj ane.

Pavarësisht se bashkimi i qytetit po konsiderohet projekti më i madh e më i rëndësishëm në Ferizaj, dhe jo vetëm, është dikush që po e sheh me skepticizëm këtë punë të madhe.

Madje edhe pse kishin ftesa për pjesëmarrje në hapjen e këtij projekti i refuzuan ato.

Është opozita në Ferizaj që ka vërejtje edhe për këtë punë të Komunës.

Muharrem Sfarqa, ish-kryetar i kësaj komune nuk ka hezituar të thotë se ky projekt është jo ligjor dhe nuk ka as studim fizibiliteti.

“Projekti “Bashkimi i Qytetit” është i realizuar në kundërshtim më krejt ligjet pa qenë paraprakisht asnjëherë i planifikuar në asnjë vijë buxhetorë, pa ndonjë studim fizibiliteti, pa diskutim publik paraprak, është thjeshtë një degradim i qytetit për vitet e ardhme, sepse përfundimisht qyteti mbetet i ndarë ato dy nënkalime absolut nuk janë proces i integrimit të qytetit”, ka thënë ai.

Madje Sfarqa ndër të tjera ka thënë se e ardhmja do të tregojë se ky projekt ishte i kot.

Ai ka bërë të ditur se pavarësisht se kanë qenë të ftuar nuk kanë qenë prezent në përurimin e këtij projekti, ku morën pjesë mijëra qytetar.

Edhe Deputeti i Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti nuk ka fjalë të mira për këtë projekt i cili u mirëprit shumë nga qytetarët e kësaj komune.

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin me një raport me të gjitha shkeljet që i ka bërë i pari i komunës, Agim Aliu.

“Mbetet me u pa në praktikë funksionaliteti, që besoj se nuk do të funksionojë edhe në aspektin ligjor që nuk është ligjor që do të dëshmohet. Shumë shpejt do të dal auditimi i këtij projekti edhe besoj kur del raporti i auditorit i shohim të gjitha shkeljet që janë bërë rreth këtij projekti”, tha Haliti për Gazetën Infokus.

Edhe ky deputet ishte i ftuar, si gjithë të tjerët, por se pjesë nuk mori në përurimin e projektit.

Në Ferizaj u punua intenzivisht për projektin “Bashkimi i Qytetit”, i cili i kushtoi komunës rreth 9 milionë euro. /Gazeta Infokus/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img