Lajme

Opozita kërkon të trajtohet licenca për kompaninë e gjeneralit Clark


Publikuar më:


Në të po marrin pjesë edhe përfaqësues të AAK-së e Nismës të cilët janë kthyer nga bojkoti i Kuvendit dhe komisioneve i nisur në muajin mars të këtij viti.

Ministri i Financave Avdullah Hoti foli në komision për vendimet e qeverisë lidhur me licencat e paraqitura nga kompania “Envidity…” dhe kompanitë “Sharr Cem” e “Titan America”.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj tha në komision se për vendimin e qeverisë rreth licencës së “Envidity” sot nuk duhet vota e tij as për, as kundër, pasi sipas Lekajt nuk dihet historiati i kësaj kompanie.

Deputeti i Nismës Enver Hoti tha se licenca bie ndesh me Ligjin për Miniera dhe Minerale, ndërsa sipas tij ajo nuk duhet të procedohet, por të trajtohet, raporton kallxo.com.

Lekaj kërkoi që para shqyrtimit të vendimit për licencat të bëhet debat publik me banorë të zonave qymyrin e të cilave kompania dëshiron ta shfrytëzojë dhe të bëhet studim fizibiliteti i atyre zonave.

Kompania kanadeze “Envidity”, bordi i së cilës drejtohet nga gjenerali Wesley Clark ka kërkuar që t’i lejohet hulumtimi rezervave të qymyrit dhe bitumit në një të tretën e Kosovës.

Kompania synon që nëpërmjet disa metodave të prodhojë naftë nga qymyri kosovar.

Comments
To Top