29,03,2024

Opozita ia kalon Buxhetin për vitin 2017, administratës së Shpend Ahmetit

Must Read
Ahmeti, Halimi

Për këtë vit buxheti i komunës nga hyrat vetanake kanë qenë i paraparë të jetë 30 milion euro, ndërsa, vitin tjetër, parashihet të jetën afro 5 milion e gjysmë më pak, apo 24 milion e 600 mijë euro. Në anën tjetër, granti i përgjithshëm qeveritar, për këtë vit ka qenë 35 milion euro, ndërsa për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2 milion më shumë, shkruan lajmi.net

Opozita në Asamblenë e Prishtinës LDK-PDK, ia kanë bërë numrat koalicionit qeveritarë në Komunën e Prishtinës, LVV-AKR-AAK duke ia mundësuar që të kalojë buxheti për vitin 2017. Me disa vërejtje opozita ka votuar pro buxhetit të hartuar nga administrata e kryetarit Shpend Ahmeti. Buxheti ka marr 40 vota pro, nga 48 asambleistë sa ishin të pranishëm. Tri vota ishin kundër dhe 5 abstenime.

Kryetari Ahmeti ka thënë se Ministria e Financave ka lëshuar qarkore buxhetore dhe mbi bazën e saj janë caktuar kufijtë e buxhetit. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Agim Gashi ka shprehur shqetësimin e partisë së tij se si të hyrat vetjake po bien çdo vit. Ndërkaq, Muhamet Selmanaj nga PDK është shprehur skeptik në realizimin e të hyrave të planifikuara nga disa pozicione.

Në këtë vit Komuna ka pasur të miratuar një buxhet në vlerë prej 65 milion e 882 mijë euro, nga to të hyra vetjake 30 milion euro, granti për arsim 20 milion euro, granti për shëndetësi 7 milion e 227 mijë euro. Për në vitin 2017, pa tepricat e këtij viti, buxheti do të jetë 62 milion e 23 mijë euro. Granti për shëndetësinë do të jetë 7 milion 156 mijë euro, Granti për arsim 20 milion e 130 mijë euro. Granti i përgjithshëm 10 milion e 130 mijë euro. Të hyrat vetjake 24 milion e 607 mijë euro. Për paga dhe mëditje  do të jenë 3 milion e 680 mijë euro, sa kanë qenë 3 milion e 690 mijë euro.

Bien investimet kapitale, rritet pak luksi komunal

Shpenzimet kapitale do të jenë në vlerë prej 17 milion e 761 mijë euro, ndërsa në këtë vit kanë qenë 21 milion e 712 mijë euro. Rritje kanë shënuar Mallra dhe Shërbime, fiks 4 milion e 163 mijë euro. Në këtë vit kanë qenë 3 milion e 918 mijë euro. Nga mallrat dhe shërbime për shpenzimet e udhëtimit, akomodimi jashtë vendit janë ndarë 28 mijë euro, deri sa ato kanë qenë në vlerë prej 20 mijë eurove. Shpenzimet për shërbime 1 milion e 310 mijë euro, shkruan lajmi.net. Derivate dhe lëndë djegëse do të jenë në vlerë prej  250 mijë euro, aq sa kanë qenë. Për mirëmbajtje janë paraparë 1 milion e 555 mijë euro. Shpenzimet e përfaqësimit do të jenë 30 mijë euro, dreka zyrtare 25 mijë euro, dreka zyrtare jashtë vendit 5 mijë euro. Ndërsa në këtë vit kanë qenë 18 mijë euro, dreka zyrtare 12 mijë euro, dreka zyrtare jashtë vendimit 6 mijë euro.

Disa nga investimet kapitale

planiii-111

Një shumë e madhe e mjeteve do të shkojnë në riparime të institucioneve arsimore, ndërsa ndërtime nga themelet në krejt institucionet janë paraparë katër shkolla dhe, ndërtim i çerdheve, por pa u cekur numri. Për ndërtimin e shkollës në Kalabri janë ndarë 300 mijë euro. Kjo shkollë ka qenë si pikë buxhetore edhe në këtë vit. Për ndërtimin e shkollës në lagjen Mati 1, 500 mijë euro, ndërtimi shkollës në Arbëri, 600 mijë euro, ndërtimi i çerdheve 270 mijë euro, ndërtimi i sallave sportive në disa shkolla 30 mijë euro.

Ndërkaq, ndërtimi qendrës për personat me nevoja të veçanta, 180 mijë euro. Ndërtimi i këndeve të lodrave  dhe fushave sportive, 250 mijë euro. Ndërtimi i studionit të Prishtinës – bashkëfinancim 1 milion euro. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në lagjet e reja 400 mijë euro. Për ndërtimin e rreth rrotullimit në Arbëri dhe Lakërishtë 1 milion euro.

Rruga mbi lumin Mat, 750 mijë euro. Ndërtimi i rrugëve në pjesët urbane me infrastrukturë përcjellëse 2 milion e 220 mijë euro. Ndërtimi i infrastrukturës në pjesët rurale me infrastrukturë përcjellëse 1 milion e 300 mijë euro. 536 mijë euro janë paraparë për shpenzimin e energjisë elektrike për semafor dhe ndriçim publik. /lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img