26,04,2024

Ombudspersoni i Zvicrës “Gjestin me shqiponjë” e cilëson abuzim me mikpritjen e televizionit

Must Read

Rreth një muaj më parë gjatë kohës sa ishte duke u emetuar drejtpërdrejt emisioni i njohur i debatit “Arena” në televizionit publik të Zvicrës SRF, një i ri, pjesë e publikut të ulur mbrapa panelit debutues, kishte bërë me duar shenjën e shqiponjës. Ky gjest tashmë identifikohet me shenjën e shqiponjës dykrenore nga flamuri shqiptar.

Ky detaj është parë pastaj, por pasi që emisioni ka shkuar drejtpërdrejt, nuk ka pasur mundësi ndërhyrjeje.

Ditëve në vijim “shqiponja” nga sfondi i emisionit “Arena” është bërë temë debati në forume të ndryshme dhe për të ka shkruar edhe albinfo.ch. Ka pasur debatues që këtë e kanë quajtur provokim dhe të tjerë që kanë thënë se bëhet fjalë për një veprim naiv ose të bërë nga monotonia e debatit.

Tash së fundi, qëndrimin e tij e ka dhënë edhe ombudsmani i SRF, Roger Blum. Ai, në një shkrim në blogun e tij e kritikon ashpër këtë veprim. Sipas tij, gjesti i të riut ishte “abuzim me mikpritjen që i ka ofruar televizioni dhe si i tillë, nuk përkon me emisionin”.

Sipas ombudspersonit Blum, ky rast tregon se në Zvicër ka njerëz që ose nuk e kuptojnë kulturën mbizotëruese politike të debatit ose e shpërfillin atë në mënyrë të vetëdijshme, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ajo (kultura e debatit) duhet t`u mësohet në vazhdimësi, pavarësisht nëse është fjala për të rinj vendës ose të huaj”.

Mendimi tjetër duhet të respektohet, të dëgjohen mes vete dhe të lejohet tjetri të shprehet dhe pastaj të vijë përgjigja me argument”, ka thënë Blum. Sipas tij gjestet banale s nxjerrja e gjuhës ose ndonjë shenjë apo simbol tjetër provokues nuk bëjnë pjesë në kulturën e debatit. Kush nuk e ka kuptuar këtë, duhet ta mësojë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img