26,04,2024

OJQ-Etika dhe Forumi Regjional i Organizatave të shoqërisë Civile në Ferizaj kërkojnë angazhim për dalje nga situata e krijuar nga reshjet e borës

Must Read

OJQ-Etika dhe Forumi Regjional i Organizatave të shoqërisë Civile në Ferizaj thotë se reshjet e pandërprera të borës që kanë filluar që nga dita e djeshme të bien e po vazhdojnë edhe sot, kanë shkaktuar probleme në komunikacion në komunën e Ferizajt.  Etika dhe FRO 05 ka marrë info që disa fshatra janë të bllokuara si  fshati Zaskok,Jezerc,Burnik,Dramjak,Rakakaj, etj.

Në magjistralen Ferizaj- Shkup në fshatrat për rreth, dhe rrugët e pa pastruar nga bora dhe kjo ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve. Përpos sasisë së madhe të borës në rrugë dhe trotuare ka edhe shtresa të akullit gjë që mund të rrezikojnë jetën e shoferëve. OJQ-Etika dhe FRO-05 Apelon dhe i bëjmë thirrje kryetarit Svarqa që urgjentisht të të merr masa dhe ti pastrojnë dhe mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë që qytetarët e Ferizajt të mos pësojnë telashe. Fakti që kemi një kompani publike si “Pastërtia” me një numër punëtorësh duhet ti përgjigjet pozitivisht qytetarit te komunës se Ferizajt e jo të neglizhohet.  Duke e pasur parasysh faktin që komuna e Ferizajt ka kontraktuar edhe kompani private për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe ne përsëri përballemi me rrugë që janë të pa pastruara dhe të bllokuara dhe të rrezikshme.

Ne përsëri i bëjmë thirrje kryetarit Muharrem Sfarqa që të merr masa tek kompanitë publike dhe private që ta marrin seriozisht pastrimin e rrugëve sepse është në pyetje jeta e qytetarëve tanë. Po ashtu edhe sheshi i qytetit është i pa pastruar dhe pjesa më e madhe e rrugëve gjenden në gjendje të rënd” thuhet në komunikatë e lëshuar nga OJQ-ETIKA dhe FRO-05.

15909800_1396461437055089_1991296581_n 15879431_1396452190389347_2018469829_n 15909808_1396451807056052_1413272057_n 15910402_1396461607055072_779995425_n 15934403_1396451933722706_1252335892_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img