19,04,2024

O’Connell i përgjigjet ministres Hoxha: Britanikët nuk përfshihen në hetimin e rastit Dehari (Dokument)

Must Read
Astrit Dehari

Në letrën e siguruara nga lajmi.net, O’Connell duke ju përgjigjur letrës së ministres Hoxha, thekson se  Sekretari i Jashtëm është interesuar për këtë rast, duke kërkuar transparencë në hetime për këtë vdekje.

Mirëpo, në letrën e ambasadorit që mban datën e sotme, thuhet se fatkeqësisht policët britanikë nuk do të përfshihen në këtë rast, pasi që lidhet drejtpërdrejt me shtetas britanikë.

“Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm”, thuhet në letër që ka siguruar lajmi.net.

O’Connel inkurajon ministren Hoxha që të punopjnë ngushtë me EULEX-in, pasi që ekzistojnë të gjitha kushtet që rasti të trajtohet në mënyrë profesionale.

“Është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për familjen dhe publikun”, thuhet ndër tjerash në letër. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img