Lajme

O’Connell: Askush nuk ka kërkuar asnjë metër katror tokë nga Kosova


Publikuar më:


Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O`Connell ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk ka kërkuar nga Kosova që t’i jap ndonjë metër katror Malit të Zi.

O’Connell ka thënë se demarkacioni është një çështje bilaterale në mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe askush nuk ka kërkuar nga Kosova që t’i jap diçka Malit të Zi.

“Këshilla ime është që të zhvillohet debati sipas fakteve dhe jo sipas ndjenjave nacionale. Unë nuk besoj që ka pas ndonjë mashtrim për Kosovën, por qytetarët le të dëgjojnë faktet. Më vjen keq kur dëgjoj që politikanët quhen tradhtarë, sepse demarkacioni nuk zgjidh shumë probleme që ka Kosova, siç është papunësia, zhvillimi ekonomik dhe korrupsioni”, tha ambasadori britanik.

Ai në një intervistë për RTK ka thënë se punësimi i të afërmve është kancer i Kosovës.

“Nuk ka pas vullnet politik për të thyer këtë praktikë dhe nëse ekziston vullneti politik tash, vërtet nuk e di por duhet t’i presim rezultatet pas një viti”, ka thënë ai.

O’Connell, duke folur për përgjimet, tha se po të kishte ndodh një rast i tillë në Britani, ai kishte dhënë përgjegjësi dhe dorëheqje.

Sipas tij, Kosova sot është me e rrezikuar se sa që ka qenë para dhjetë viteve dhe se investitorët nuk do të vijnë në Kosovë nëse korrupsioni mbetet i njëjtë.

Comments
To Top