Lajme

Obama refuzoi planin e CIA-s për të rrëzuar Assadin nga pushteti


Publikuar më:


assad-780x439

Ish-zyrtari i CIA-s, Doug Laux, në një intervistë ekskluzive për NBC News, ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka refuzuar zbatimin e një plani që CIA kishte përgatitur për ta rrëzuar nga pushteti presidentin sirian, Bashar Al-Assad, dhe për të mbështetur kryengritësit sirianë.

Ai ka thënë se kjo iniciativë ishte mbështetur nga vendimmarrësit kryesorë në Washington, përfshirë edhe shefin atëhershëm të CIA-s, David Petraeusin, Hillary Clintonin që ka shërbyer si sekretare e Shtetit dhe sekretarin e Mbrojtjes në atë kohë, Leon Panetta.

Por, sipas Laux, ishte Obama ai që kishte refuzuar zbatimin e këtij plani, pasi që ai nuk ishte i bindur se plani do të rezultojë i suksesshëm, transmeton KosovaPress.

“Krijuam rreth 500 opsione për ta lehtësuar zbatimin e planit. Por, lidershipi politik nuk na kishte dhënë të gjelbërtën për të zbatuar asnjërin prej tyre”, ka theksuar ai.

Disa në Washington besojnë se po të vihej në zbatim ky plan, do të ndalej gjakderdhja në Siri, do të ndërpritej zgjerimi i vazhdueshëm i DAESH-it dhe do ta shpëtonte Evropën nga sulmet e paprecedenta terroriste dhe turmat e refugjatëve.

Por, Laux është shprehur i dyshimtë: “Mendoj se kjo gjë është e pamundur të parashikohet”, ka thënë ai

Comments
To Top