Lajme

Obama, fjalim lamtumirës në Chicago, njësoj si G. Washington dhe G. W. Bush


Publikuar më:


Barack Obama

“Mendoj për ata, teksa shfrytëzoj rastin për t’iu thënë faleminderit për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm, për të festuar mbi mënyrën sesi e kanë ndryshuar vendin për mirë në këto 8 vite, si dhe për të dhënë mendimet e mia se ku mund të shkojmë nga këtu ku jemi”, shkruan Obama në një deklaratë të publikuar që prej së hënës.

Presidenti Obama tha se, me këtë veprim ishte thjesht duke ndjekur precedentin e vendosur nga George Washington, i cili shkroi fjalimin e lamtumirës për popullin amerikan mbi 220 vite më parë. Edhe George W. Bush mbajti një fjalim lamtumire në vitin 2009, por nga Shtëpia e Bardhë.

“Që prej vitit 2009 jemi përballur me sfida të mëdha, përmes të cilave kemi ecur dhe jemi bërë më të fortë”, shkroi Obama. “Kjo sepse ne nuk e kemi lënë kurrë të venitet besimin, që na ka udhëhequr që prej themelimit tonë. Bindjen se, së bashku, ne mund ta ndryshojmë këtë vend për mirë”.

Presidenti Obama tha gjithashtu se, ndërsa nuk do të ndalet mbi çdo çështje pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë, ai mund të marrë në konsideratë të flasë mbi çështje “themelore” mbi vlerat dhe idealet amerikane.

Chicago është pikërisht pikënisja, nga ku presidenti Obama hodhi hapat e parë në politikë, pasi u diplomua nga “Harvard Law School”, e ku familja ka shtëpinë e parë përpara se të transferoheshin në Shtëpinë e Bardhë. Edhe biblioteka presidenciale e Obamës do të zhvendoset në Chicago.

.

Comments
To Top