26,04,2024

Nxënësja thotë se mësimdhënësi e preku në pjesë intime, arre stohet dhe suspendohet profesori nga Vushtrria

Must Read

Një nxënëse e gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, po e aku zon mësimdhënësin e Edukatës Fizike, Hysni Ademi, për ngac mim sek sual. Ademi është arre stuar të hënën nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq Drejtoria e Arsimit e ka suspenduar nga puna. Nxënësja po pretendon se mësimdhënësi e ka prekur në pjesë intime të trupit, derisa i dysh uari ka thënë se i ka dhënë këshilla si mësimdhënës, pasi ajo ka probleme me boshtin kurrizore, raporton Gazeta Express.

Mesditën e së hënës, një nxënëse e gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, ka denoncuar mësimdhënësin e Edukatës Fizike, Hysni Ademi, për nga cmim sek sual.

Sipas deklaratës së nxënëses, mësimdhënësi e kishte prekur atë në pjesët intime të trupit.

Pas denoncimin nga ana e nxënëses, policia ka arr estuar mësimdhënësin e dysh uar, dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria e Arsimit në komunën e Vushtrrisë ka marrë vendimin që ta suspendojë përkohësisht Hysni Ademin, mësimdhënësin e Edukatës Fizike.

Këtë e ka treguar për Gazetën Express drejtori i DKA’së, Afrim Namani, i cili ka shtuar se ky është rasti i parë i nga cmimit se ksual nëpër shkollat e Vushtrrisë.

“Pasi e kemi marrë informatën në mënyrë të detajuar nga shkolla, ne si Drejtori e Arsimit e kemi marrë vendimin për suspendim të përkohshëm nga puna dhe lënda i procedohet komisionit disiplinor komunal për nëpunësit publik që është me Ligj të punës, që të hetohet më tutje. Kemi komunikuar edhe me policinë, nga ta kemi marrë vesh se mësimdhënësi i Edukatës Fizike është ndaluar për 48 orë dhe është nën hetime”, ka thënë Namani.

Namani ka treguar se bëhet fjalë vetëm për një nxënëse, pasi ishte raportuar se mësimdhënësi Hysni Ademi ka nga cmuar dy nxënëse.

“Shkolla sot është befasuar kur kanë dëgjuar për nxënësen e dytë, sepse ka qenë vetëm një nxënëse që ka ardhë më prindin e saj në shkollë dhe është ankuar tek drejtori i shkollës, ai e ka thirrë policinë. Pasi janë kry procedurat në shkollë, policia ka kërkuar nga mësimdhënësi që të paraqitet në stacion policor”, ka treguar ai.

Ndërkaq Namani ka treguar se mësimdhënësi i dysh uar është edhe kujdestar klase i nxënëses e cila e ka denoncuar nga cmimin se ksual.

Derisa ka treguar se nxënësja ka deklaruar se është prekur në pjesë intime nga mësimdhënësi.

“Arsimtari i Edukatës Fizike është edhe kujdestar i klasës së nxënëses një fjalë. Ajo ka thënë se pas orës së katërt të premten, d.m.th. pasi ka përfundu ora e ka prekë prapa, në momentin kur është kthy para mësimdhënësit e ka prekë edhe përpara”, ka thënë Namani.

Ndërkaq deklaratë tjetër prej asaj të nxënëses ka mësimdhënësi. Ai ka thënë se nxënësja në fjalë ka probleme me boshtin kurrizor, dhe ai i ka dhënë këshilla si mësimdhënës i Edukatës Fizike.

Mësimdhënësi ka thënë se s’ka lidhje me këtë punë, sipas tij nxënësja ka probleme me boshtin kurrizor, bile ai ka kërkuar edhe nga mësimdhënësit që ta kenë parasysh në lëvizje sepse i ka ato telashe dhe rregullisht i ka tërhequr vërejtjen që të qëndrojë drejtë, këshilla të një mësimdhënësi të Edukatës Fizike”.

Ndërkaq për suspendimin e mësimdhënësit nga puna ka treguar edhe Komuna e Vushtrrisë përmes një komunikate.

“Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri mori këtë vendim, H.A në vendin e punës, mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku ka treguar për arr estimin e mësimdhënësit, e ka cilësuar rastin si “Sul m se ksual”.

“SULM SEKSUAL/Rr. “Ajet Gërguri”, Vushtrri 20.01.2020 – 11:00. Viktima femër K/Shqiptare e moshës së mitur, ka deklaruar se është nga cmuar sek sualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dy shuari është arr estuar pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img