19,04,2024

Nxënësit e shkollës së mesme “Zenel Hajdini” me punime dore ndihmojnë “Shtëpinë e Bamirësisë”

Must Read

Projekti  “Shtëpia e Bamirësisë “ i cili tash e disa javë është bërë  një vendtakim i rëndësishëm për shumë  institucione dhe qytetarë të Ferizajt ka zgjuar edhe interesimin e  nxënësve të shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “ Zenel Hajdini”  të drejtimit konfeksion e dizajn  që këto ditë ti punojnë vet disa kapela të cilat  më pas i kanë shitur dhe mjetet e grumbulluara i kanë dedikuar  për këtë fondacion humanitarë

Drejtori i shkollës së bashku me mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës thonë se angazhimi  ka qenë  një përvojë  mjaftë domethënëse  ku është vlerësuar profesionalizmi i këtyre nxënësve  por edhe humanizmi i treguar ndër qytetarë meqë ata kanë lënë edhe më shumë mjete  e që  përbëjnë një motivim për këta të rinj.

“ Është një  akt i mirë që e kanë  ndërmarrë  vet nxënësit . Ka qenë një vetiniciativë  e nxënësve, kanë kërkuar edhe pak ndihmë prej shkollës  që tu ndihmojmë me material por un kamë qenë  së pari me  punën e tyre dhe me angazhimin e tyre sepse që nga  fillimi I këtij aksioni kanë  qëndruar me ditë të tëra këtu në shesh. Por, çka  është më interesant jam befasuar  me gatishmërinë e qytetarëve  tu ndihmojnë. Nuk ka pasur aq shumë material që të shitet dhe të grumbullohen aq shumë mjete por ka qenë zemërgjerësia e qytetarëve  që  kanë paguar këto kapela. Ky nuk është aksioni i parë që marrin nxënësit e kësaj shkolle. Shpesh marrin iniciativa për ti ekspozuar punimet e shkollës apo produktet e punës së tyre. Këto aksione mund ti shihni  edhe në qytet, zakonisht me produkte  që i punojnë në shkollë, me punimet që i bëjnë në shkollë, me lulet që shpesh janë në qytet. Pra janë aksione që nuk ndalen. Nuk është ndonjë fitim që bëjmë por vetëm  të sigurohen mjetet që të fillojmë të njëjtat gjëra të riprodhohen. Pra nuk është ndonjë fitim por është  një aktivitet që i mbanë aktivitetet tjera gjallë” ka thënë  Abdullah Imeri , drejtor i Shkollës  “Zenel  Hajdini”.

“Fillimisht ideja ka qenë e nxënësve  tu dashtë me ba diçka për bamirësi  dhe kjo iniciativë është mbështetur nga ana ime. Kemi vendosur bashkërisht me bërë qepjen e  këtyre kapelave “beretave”  e për të cilat kemi vendosur ta kenë një çmim i cili është i përballueshëm për gjepin e qytetarëve, pra me një shumë prej 3 euro e  cila nuk ka qenë fikse pasi  ky ka qenë  aksion humanitare dhe  varësisht nga  vullneti  dhe mundësia e qytetarëve janë paguar ato. Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar  rreth 650 euro.  Në vazhdim presim që të  rreth muajit  Qershor  një iniciativë  të tillë dhe  ku do ta mbështesim  me një projekt tjetër ku do  të dalim me produkte sezonale.” Ka thënë Bjond Krasniqi, mësimdhënëse  në  shkollën “Zenel Hajdini.

Ndërsa nxënësja Fleta Krenzi, një nga  pjesëmarrëset e këtij aksioni  ka thënë se ka qene kënaqësi   kur kanë kontribuar qytetarët pasi nuk kemi pritur se  do të grumbullohen kaq shumë mjete.

“Ka qenë pak e lodhshme pasi  kemi filluar herët dhe kemi qëndruar deri  ora 18:00  por ka qenë shumë kënaqësi kur kanë kontribuar qytetarët sepse nuk e kemi pritur  të grumbullohen aq mjete. Përveç se kanë blerë ka pasur edhe kontribute shumë të mëdha . Fatkeqësia që ndodhi në  Shqipëri  bëri që pak të jetë edhe e bezdisshme tu kërkohet  qytetarëve   të japin mjete edhe për Kosovë edhe për Shqipëri por prapëseprapë  janë treguar shumë zemërgjerë dhe kanë ndihmuar shumë. Ka qene një ngarkesë  pasi është dashur edhe ti përcjellim mësimet dhe të merremi me  aksionin por kemi arritur që të balancohemi dhe  ti përcjellim të dyja” ka thënë Fleta Krenzi.

Ndërkaq  për  aktivistët e projektit “Shtëpia e Bamirësisë “  ky organizim dhe dorëzimi i mjeteve të mbledhura  në shumë 650 euro  prezanton një vlerë të kultivuar në shkollat tona.  Sipas tyre shkollat e Ferizajt  vërtetë janë treguar përkrahëse të solidaritetit  dhe të gjithë këtij projekti .

“ Në Shtëpinë e Bamirësisë  punën e këtyre nxënësve e vlerësoi shumë. Jo vetëm nxënësve, drejtorit  të shkollës , të gjithë qytetareve të Komunës së Ferizajt , të gjithë nxënësve. Ka qenë një përkrahje shumë e mirë. Sikur të ishte gatishmëria e qytetarëve   sa ka qenë gatishmëria e nxënësve  kishte me u zhduk varfëria shumë shpejt në komunën  e Ferizajt. Këtë nxënës me mundin e  vet që kanë bërë dhe  kanë grumbulluar mjete për ti dërguar në shtëpinë e Bamirësisë  është një vepër shumë e mirë e tyre” ka thënë  Sylejman Nëziri, pronar i Plus Center.

Angazhimi në kuadër të “Shtëpisë së Bamirësisë”  duke shërbyer kafe e lëngje  të  tjera e duke mbledhur kështu  të holla  për një familje me kushte  rënda ekonomike  pritet të përfundoj të dielën  me mbajtjen edhe të një gare  të vrapimit.  Organizatorët pohojnë se tashmë  është grumbulluar një shumë  e konsiderueshme e mjeteve  të cilat do të dedikohen  në projekte të tjera të bamirësisë  e të cilat do të bëhen publike me rastin   e përfundimit të projektit, transmeton Televizioni Liria.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img